El Salvadori po ndërmerr hapa për t’u bërë kombi i parë në botë që miraton Bitcoin si monedhë kombëtare, së bashku me dollarin amerikan që është tani për tani, duke hapur mundësisht derën edhe për vende të tjera duke zvogëluar ndikimin e bankës qendrore mbi ekonomitë e tyre.
Një projektligj që i mundëson Salvadorit të njohë Bitcoin si monedhë kombëtare do të paraqitet në Asamblenë Legjislative të vendit javën e ardhshme, tha presidenti Nayib Bukele në një videomesazh që u shfaq të shtunën në konferencën Bitcoin 2021 në Miami, SHBA. Partia politike e Bukele ka kontroll të plotë mbi asamblenë.
“Në terma afatshkurtër kjo do të prodhojë vende pune.” – tha Bukele.
Strike, një aplikim pagese i Rrjetit Bitcoin, po punon me administratën e Bukele për të zbatuar planin e kriptomonedhës.
“Ajo që është shndërruese këtu është se Bitcoin është edhe aseti më i madh rezervë i krijuar ndonjëherë dhe një rrjet monetar superior.” – tha themeluesi i Strike, Jack Mallers në një deklaratë.
“Mbajtja e Bitcoin mund të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së një vendi në zhvillim nga inflacioni i monedhës ‘fiat’.” – shtoi Mallers. Bankat qendrore gjithashtu kanë manipuluar furnizimet e parave për të shkaktuar recesione.
Rreth 70% e banorëve të Salvadorit nuk kanë një llogari bankare, sipas Strike. El Salvadori është vendi më i vogël në Amerikën Qendrore dhe një nga kombet më të varfra në hemisferën perëndimore.
Përdorimi i Bitcoin do ta bëjë sistemin financiar të vendit më gjithëpërfshirës dhe do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë para në shtëpi pa shërbime të dërgesave duke marrë tarifa, tha Strike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.