Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen - Business Magazine Albania

Bitcoin bie 30%/ Tregjet globale në panik, investitorët tërhiqen

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e shtrenjtë në botë, ka hyrë në një fazë rënieje të mprehtë, duke fshirë çdo fitim të akumuluar gjatë vitit dhe duke rënë mbi 25% nga rekordi i tetorit. Çmimi zbriti nën 92,000 dollarë për monedhë, një ndryshim që sinjalizon hyrjen e plotë në territorin e ‘bear market’, ku aktivet rrëzohen me ritme të ngjashme me goditjen e kthetrës së një ariu.

Vetëm në 24 orët e fundit, Bitcoin ra deri në 89,471 dollarë, gati 30% poshtë pikës më të lartë të arritur më pak se një muaj më parë, me një stabilizim të lehtë në tregtimin e së martës.

“Bitcoin po thellon humbjet, duke zbritur rreth 2% dhe duke u shtyrë nga frika e mbivlerësimeve në sektorin e teknologjisë dhe një ndjenjë e përgjithshme ‘risk-off’ që ka goditur tregjet globale”, shpjegon Victoria Scholar, drejtuese e investimeve në Interactive Investor.

Pavarësisht një rritjeje të fuqishme në fillim të tetorit, monedha ka humbur tani të gjitha fitimet e vitit 2025 dhe po tregtohet poshtë nivelit ku nisi janarin. Sipas Scholar, paniku aktual lidhet edhe me frikën nga një flluskë e mundshme në inteligjencën artificiale, si dhe varësia e tepruar e tregut nga gjigantët e teknologjisë, faktorë që po largojnë investitorët nga asetet spekulative.

Rënia vjen pavarësisht një klime politike relativisht pro-kripto në SHBA, një drejtuesi më pak agresiv tek SEC dhe ligjit të ri për stablecoin-et.

Lexo edhe: Bie interneti në të gjithë botën, disa website ndalojnë së funksionuari

Fuqia dhe dobësia e një monedhe të decentralizuar

Bitcoin funksionon përmes një regjistri të decentralizuar, blockchain-it,  i ndarë në mijëra kompjuterë që verifikojnë e regjistrojnë çdo transaksion. Sistemi është transparent dhe i pandryshueshëm, por kjo e bën Bitcoin-in një aktiv me amplituda të mëdha, sepse çdo ndryshim i sentimentit të tregut përkthehet menjëherë në lëvizje ekstreme të çmimit.

Në një mjedis global të tensionuar dhe me norma të larta interesi, investitorët janë të parët që shkëputen nga asetet me rrezik të lartë dhe pa të ardhura siç është Bitcoin.

“Ka një nervozizëm të përgjithshëm në treg dhe Bitcoin gjendet në vijën e parë të goditjes”, nënvizon Scholar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0