Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë? - Business Magazine Albania

Bitcoin arrin nivelin historik mbi 111 mijë dollarë. Koha për të hyrë apo për të dalë?

Bitcoin

Bitcoin vazhdoi ngjitjen të enjten, duke kapur një tjetër rekord historik mbi kufirin e 111 mijë dollarëve, teksa tregu më i gjerë i kriptovalutave përjetoi një rritje të moderuar. Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut të BTC-së është rritur në mbi 2.2 trilionë dollarë, sipas të dhënave nga CoinGecko.

Ndërkohë, Ethereum (ETH) u rrit me 7%, duke arritur në 2,660 dollarë, XRP u ngjit me 3% në 2.43 dollarë, ndërsa Solana (SOL) pa një rritje të ngjashme me ETH, duke u tregtuar në 179 dollarë.

Kapitalizimi total i tregut të kriptovalutave shënoi një rritje prej 2.5% gjatë ditës, duke arritur në 3.64 trilionë dollarë. Gjatë së njëjtës periudhë, likuidimet në tregjet me leva kapën vlerën 432 milionë dollarë, ku Bitcoin përbënte rreth 165 milionë dollarë dhe Ethereum rreth 117 milionë, sipas CoinGlass.

Më 21 maj, fondet e tregtuara në bursë (ETF) për Bitcoin në tregun spot regjistruan 609 milionë dollarë në hyrje, ndërsa ETF-të për Ethereum tërhoqën rreth 587 mijë dollarë, sipas të dhënave të SoSoValue.

Lexo edhe: Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Paul Howard, analist në kompaninë Wincent, i atribuon këtë rritje të fundit një kombinimi faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm që, sipas tij, mund të çojnë në fitime të tjera gjatë muajve në vijim. “Po shohim një bashkëveprim faktorësh që e kanë shtyrë Bitcoin drejt niveleve të reja, dhe një rritje përtej 111 mijë dollarëve duket gjithnjë e më e pashmangshme,” – tha Howard.

Ai theksoi gjithashtu përmirësimin e ndjeshëm të klimës rregullatore në SHBA, krahasuar me vitet e mëparshme, si dhe një përmirësim të ndjesisë makroekonomike gjatë tre muajve të fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0