Billboard-i “i zgjuar” që kollitet kur ju pini duhan pranë tij - Business Magazine Albania

Billboard-i “i zgjuar” që kollitet kur ju pini duhan pranë tij


Kur duhanpirësit kalojnë përpara një billboard-i në Stokholm, diçka e çuditshme ndodh: Billboard-i kollitet.

Reklama inovative është paguar nga një zinxhir farmacish suedeze që dëshiron të inkurajojë duhanpirësit të largojnë erën e keqe.

Në shikim të parë, ekrani dixhital i pozicionuar jashtë një stacioni të metrosë tregon vetëm një foto të thjeshtë të një modeli.

Por ecni me një cigare të ndezur dhe njeriu në foto do të fillojë të kollitet, i shqetësuar qartë nga tymi.

Ekrani ndryshon përsëri dhe tregon produkte të ndryshme të cilat shiten nga zinxhiri i farmacive “Apotek Hjartat” që mund të ndihmojë duhanpirësit t’a lënë atë.

Akestam Holst, agjencia pas fushatës, ka krijuar efektin duke bashkangjitur detektorë tymi në ekranin e reklamës dixhitale.

Ata zgjodhën një vend ku njerëzit pinin duhan shpesh – në sheshin Odenplan të Stokholmit. Agjencia filmoi reagimet e duhanpirësve – disa u surprizuan, të tjerët reaguan me të qeshura.

Videoja është postuar në internet dhe është duke u ndarë gjerësisht.

“Qëllimi ishte për të rritur bisedat në lidhje me këtë temë, dokumentimin e reagimeve, inkurajimin e njerëzve për të jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme,” tha Fredrik Kullberg, drejtor i marketingut në Apotek Hjartat. “Reagimi ka qenë kryesisht pozitiv.”

Koha e fushatës ishte e qëllimshme. “Ne e kemi hedhur këtë nismë që ka për qëllim të ndihmojë njerëzit me një nga rezolutat më të zakonshme të Vitit të Ri – lini duhanin”, tha Ida Persson, zëdhënëse e agjencisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 20% e suedezëve të moshës mbi 15 vjeç pijnë duhan.

Kjo është hera e dytë në më pak se një muaj që Akestam Holst ka kapur vëmendjen e botës së reklamave.

Në Dhjetor, ajo lançoi një fushatë për Ikea që riemëroi emrin e kompanisë së mobiljeve pas shqetësimeve të njerëzve.

Burimi: money.cnn.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0