Bëni këtë gjë dhe gjthmonë do të jeni personi më i kërkuar në dhomë - Business Magazine Albania

Bëni këtë gjë dhe gjthmonë do të jeni personi më i kërkuar në dhomë


BETTY LIU
Disa dekada më parë, kur një shoku im dhe unë ishin të rinj dhe ende jo të edukuar siç duhet se si të silleshim, ai tha: “Beti, ja përse djemtë dhe vajzat janë kaq ndryshe. Kur djemtë kanë një problem, ata duan të dëgjojnë zgjidhjet. Kur vajzat kanë një problem, gjithshka që ato duan është që të na bëjnë ti dëgjojmë herë pas here dhe ato nuk duan të dëgjojnë zgjidhjet.”

Ai e kishte edhe mirë, edhe keq. Ai e kishte gabim sa i takon presupozimeve të tij të përgjithshme për gjininë por ishte i saktë në një mënyrë shumë kritike: : Shumë nga njerëzit duan që ju ti dëgjoni ata.
Me kalimin e viteve, mësova se sa e rëndësishme është kjo aftësi në jetë. Ajo u bë jashtëzakonisht e rëndësishme në punën time në televizion. Të jesh një intervistuese e shkëlqyer nuk ka të bëjë thjesht me bërjen e pyetjeve brilante por edhe me të qënurit e aftë të pushosh dhe të dëgjosh përgjigjjen.

Më herët në karrierën time, isha nervoza lidhur me intervistat live se mos bëja gabimin e përqëndrimit vetëm tek pyetja tjetër dhe kështu përgjigjja e pyetjes së bërë do të më hynte nga njëri vesh dhe do të më dilte nga tjetri. Gjatë një përgjigjje të rënë kokës, e humba fare dhe harrova të bëja komentin që përgatiste terrenin për të shkuar tek pyetja e radhës dhe kjo mund të ketë bërë lajm. Kot që të thuhet, por kjo ishte hera e fundit që e bëra një gabim të tillë.

Por më e rëndësishme se sa të realizosh një intervistë të shkëlqyer televizive është të dish sa vijon: Të dëgjosh do tju ndihmojë pothuajse në çdo aspekt të jetës suaj. Do tju bëjë një drejtues më të mirë, një bisedues më të mirë, një burrë a grua më të mirë në familje, një ekzekutiv shitjes më të mirë dhe do tju bëjë në çast një person më të pëlqyer dhe më popullor në një party.
Jim Reynolds, CEO e LOOP Capital, një bankë me qendër në Çikago, e nxorri në pah një argument të tillë vite më parë. Kur Reynolds filloi të fliste në një program trajnimi në IBM, një nga gjërat më kryesore që ai mësoi ishte të sigurohej se klienti po dëgjohej.

“Shumë njerëz do tju thonë se çfarë duan ata,” thotë Reynolds. “Gjithshka që duhet të bëni është ti kushtoni vëmendje dhe ta dëgjoni. Dhe më pas, ti jepni atë që kërkon. Djemtë, që korrën shitje të mëdha, nuk ishin kurrë ata të veshur me kostume me shkëlqim dhe me buzëqeshje të madhe – por ata që mbyllën gojën dhe dëgjuan se kush arriti shitjet më të mëdha.”

1. Reflektoni fjalët e njerëzve: Tingëllon sikur shkon kundër intuitës sepse të përsëritësh fjalët e njerëzve duket sikur nuk po i kushtoni atyre vëmendje. Por nuk mund ta them se sa here e kam vënë re se si shkëlqejnë sytë e njerëzve kur ju i përsërisni fjalët e tyre. Për shembull, “Ky aplikacion do të revolucionojë mënyrën se si njerëzit porosisin pula vendi nga ferma.” Dhe ju thoni “Kjo do të revolucionojë mënyrën se si njerëzit do të porosisin pula vendi nga ferma? Por si?” Dhe personi ( i intervistuari) do të përgjigjet:”Po! Sa mirë që më pyetët për këtë…” Kështu ke bërë një mik aty për aty.

2. Bëni pyetje. Në sa bisedime keni qënë ku dikush ka thënë diçka pa kuptim fare dhe ju nuk i keni vënë rëndësi sepse është më shumë punë tja shpjegosh se sa ta lësh të vazhdojë të flasë. Por herën tjetër, ndaleni bisedën dhe bëni një pyetje rreth kësaj situate konfuze. Një gjest i tillë, jo vetëm se do të krijojë, një lidhje edhe më dinamike, por do ti tregojë personit se ju po e dëgjoni. Mundësitë janë që kur ju jeni me një person që flet pareshtur, ai ose ajo, do ta kuptojë që ju nuk po i kushtoni fare vëmendje.

3. Boll hodhët sytë rreth dhomës: Një nga gjërat që pëlqej kur bëj intervista të drejtëpërdrejta ose live është intensiteti i tyre. Dy njerëz shikojnë në sy njëri-tjetrin për 5 minuta ndërsa flasin, ndonjëherë edhe në një atmosferë plot tension. Problemi është se në jetën reale, asnjë nuk i flet njëri-tjetrit në këtë mënyrë. Shumë prej nesh janë gjysëm të përfshirë në biseda, duke menduar se çfarë do mideja e tyre, për planet e darkës apo për punën që na pret në zyrë. Në party, shumë prej nesh shikojme se kush është prapa kurrizit të bashkëfolësit për të qënë në dijeni se kë kemi rrotull. Të gjithë këtyre i them ‘Boll”. Ndaloni së shikuari se kush është rrotull në dhomë fizikisht ose ne mendjen tuaj. Kaloni 5 minuta duke ju dedikuar bisedës me një person duke e konsideruar atë sikur është i vetmi në dhomë.

Provoni këto tre teknika dhe shumë shpejt, do ta gjeni veten në epiqendrën  e mbrëmjes, pa pasur nevojë të jeni veshur për të rënë në sy.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0