Belgjika vendos Shqipërinë në zonën e kuqe. Ja cilat janë kriteret e udhëtimit - Business Magazine Albania

Belgjika vendos Shqipërinë në zonën e kuqe. Ja cilat janë kriteret e udhëtimit

zonën e kuqe

Belgjika e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe, domethënë me risk të lartë infektimi Covid-19. Si pasojë:

Lejohet të udhëtojnë drejtë Belgjikës vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë. Dokumentin esencial të udhëtimit mund ta merrni duke kontaktuar me Konsullaten ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës.

Personat që marrin dokumentin esencial të udhëtimit duhet që:

  1. Të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7.
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  4. Të plotësojnë formularin PLF pa të cilin nuk udhëtoni dot.

Linku formularit: https://travel.info-coronavirus.be/

Lexoni: Kaosi i udhëtimit do të zgjasë përtej verës

Ndërkohë nëse udhëtoni në Gjermani:

Rregullat për pasagjerët e jo-vaksinuar:

Hyrja për qytetarët shqiptarë, nuk lejohet pa nevojë urgjente ose PLF, vetëm nëse je rezident në Gjermani ose EU.

Mbajtësit e pasaportave biometrike dhe që nuk janë vaksinuar, lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm nëse:

  • ata shërbejnë në një rol të rëndësishëm OSE
  • ata kanë nevojë urgjente për të udhëtuar

Rregullat për pasagjerët e vaksinuar plotësisht:

Për njerëzit plotësisht të vaksinuar, hyrja nga vendet e treta në përgjithësi lejohet.

Kërkesat për vaksinim

  • Të gjitha dozat e nevojshme të marra për vaksinim të plotë (në rastin e një personi që është shëruar nga koronavirusi është e nevojshme vetëm një dozë)
  • Doza e fundit e vaksinimit që është e nevojshme për vaksinimin e plotë të marrë të paktën 14 ditë para datës së udhëtimit

Njerëzit të cilët janë vaksinuar në përputhje me këto kërkesa mund të hyjnë në Gjermani për çdo qëllim udhëtimi dhe nga vendet që nuk janë në listën e sigurtë.

Fëmijët e pavaksinuar nën 12 vjeç lejohen të hyjnë në Gjermani nëse udhëtojnë me të paktën një prind plotësisht të vaksinuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0