Ky takim promovohet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria Italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.
Sektorët në fokus të nismës janë: INFRASTRUKTURA; ENERGJIA E RINOVUESHME DHE GREEN TECH TECHNOLOGIES; MEKANIZIMI I BUJQËSISË, PËRPUNIMI I USHQIMIT DHE PACKAGING, INOVACIONI.
Takimi do të zhvillohet në 19 SHKURT 2018 PRANË HOTEL TIRANA INTERNATIONAL mbi bazën e një programi si më poshtë:
* Business Forum
* Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
* 3 workshop-e sektoriale
* Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.
Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it HTTP://WWW.ALBANIAITALY2018.ICE.IT .
Në jeni të interesuar të bëheni pjesë aplikoni nëpërmjet formularit në google form: http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento.
Afati i fundit i aplikimeve është data 9 Shkurt 2018.
Axhendën e plotë e gjeni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto