Be Social Be Creative: Social Media Marketing - Business Magazine Albania

Be Social Be Creative: Social Media Marketing


Vjen trajnimi “Be Social Be Creative: Social Media Marketing” në ELBASAN në datë 25 Mars në orën 10 AM – 2 PM, falë kërkesave të shumta që pati për realizimin e këtij aktiviteti.

Në një kohë kur çdo gjë po vërtitet rreth internetit dhe rrjeteve sociale as biznesi nuk mund t’i shmanget suksesit që ai sjell. Zgjidh të jesh fitues, vlen të marësh një nga profesionet më të kërkuara sot!

Në trajnim do të mësohet se si të menaxhohen profilet e rrjeteve sociale për bizneset, si të përfitojmë konsumatorë nëpërmjet Internet Marketing dhe si t’i menaxhojmë në mënyrë sa më Efiçente rrjetet sociale me qëllim maksimizimin e shitjeve të biznesit.

Ky aktivitet vjen nga Forumi Social Ekonomik Shqiptar (ASET- Albanian Socio Economic Think Tank http://www.aset-al.com/ ), më datë 25 Mars, 2017. Ora 10:00-14:00, me trajnerë dhe lektorë nga bota akademike.

…Profesionalizëm, argëtim dhe surpriza për pjesëmarrësit vijnë gjatë trajnimit….

Pagesa:

1.000 lekë (të reja) për studentë niveli bachelor dhe master.
2.000 lekë (të reja) për të tjerë të interesuar

Në pagesë përfshihen materialet e Trajnimit, coffee break dhe certifikata e pjesëmarrjes

Dërgo email info.aset@yahoo.com
EMËR, MBIEMËR, CEL, PROFESION

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0