Banesat e luksit: simfoni e cilësisë, statusit dhe historisë personale - Business Magazine Albania

Banesat e luksit: simfoni e cilësisë, statusit dhe historisë personale

“Kur blejmë një pronë luksi, nuk blejmë vetëm metra katrorë, blejmë një histori, një emocion, një narrativë.” – Brandon Martini, themelues i Forbes Global Properties në Shqipëri

Çfarë e bën një banesë të quhet luksi? Një vështrim nga e shkuara në të tashmen

Një pronë luksi nuk është thjesht një shtëpi me çmim të lartë. Në të vërtetë, ajo përfaqëson një paketë komplekse vlerash që përfshijnë cilësinë, vendndodhjen, sigurinë, dhe mbi të gjitha, psikologjinë dhe narrativën që shoqëron atë blerje. Për të kuptuar këtë më mirë, duhet të shohim përtej mureve dhe metra katrorëve.

Po çfarë blejmë realisht kur blejmë “luks”?

Sipas studimeve të fundit të tregut të luksit, mbi 70% e blerësve nuk blejnë vetëm një produkt fizik, por një përvojë dhe një status social. Në industrinë e pasurive të paluajtshme, kjo nënkupton që një banesë luksi përfaqëson më shumë se vetëm materialitet, ajo është dëshmi e një stili jetese, një zgjedhje për të qenë pjesë e një bote ekskluzive.

Cili është çmimi real i luksit?

Në vendet e zhvilluara, çmimet e pronave luksoze mund të arrijnë disa mijëra euro për metër katror. Në Shqipëri, tregu është në zhvillim e sipër, me çmime që variojnë në zona të ndryshme, por me një trend në rritje që reflekton zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja.
Sipas të dhënave të fundit nga agjencitë kryesore të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe bregdet, çmimet për një pronë luksi në zonat më ekskluzive fillojnë nga 2,500 euro/m² dhe mund të shkojnë deri në 4,500 euro/m² në zonat më të kërkuara, si zona e Parkut Artificial apo zonat rezidenciale të plazhit.

Përtej çmimit, pse klientët zgjedhin luksin?

Ekspertët e marketingut dhe psikologjia e konsumatorit tregojnë se luksi është një komunikim i fshehtë, blerja e një prone luksi është një mënyrë për të shprehur statusin, sigurinë dhe aspiratat personale. Brenda kësaj pakete, përfshihen elementë si arkitektura moderne, përdorimi i materialeve të rralla, vendndodhja me pamje të veçantë dhe shërbimet ekskluzive.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0