Ballkani Perëndimor në fokus: Kërcënimet hibride dhe masat kundërvepruese në qendër të diskutimeve në Tiranë - Business Magazine Albania

Ballkani Perëndimor në fokus: Kërcënimet hibride dhe masat kundërvepruese në qendër të diskutimeve në Tiranë

Konferenca dhe Ushtrimi i Simulimit mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), u zhvillua në Tiranë nga 17 deri më 20 nëntor 2025, duke mbledhur mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë komuniteti euroatlantik.

Shqipëria iu bashkua Hybrid CoE në qershor 2024.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së, z. Igli Tafa, theksoi se kërcënimet hibride shfaqen paralelisht me sulmet kibernetike, duke përfshirë dezinformimin, spiunazhin, presionin ekonomik dhe ndikimin psikologjik ndaj qytetarëve. Ai rikujtoi se Shqipëria është përballur me sulme serioze që synonin shkatërrimin e infrastrukturës digjitale, ndërsa propaganda dhe dezinformimi i shoqëronin për të krijuar destabilitet. Z. Tafa vuri në dukje se diversiteti politik, kulturor dhe etnik në Ballkanin Perëndimor e bën rajonin më të ndjeshëm ndaj aktorëve keqdashës, ndërsa manipulimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjive të reja, si deepfake, e rrisin rrezikun ndaj shoqërive. Ai theksoi se faktori njerëzor, edukimi dhe media mbeten thelbësore për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për t’u përballur me këto sfida në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar.

 

Në vitet e fundit, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përballur me forma të ndryshme të veprimtarive hibride, përfshirë sulme kibernetike të avancuara, ndërkohë që aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të huaj kanë zgjeruar ndjeshëm ndikimin e tyre ekonomik, politik dhe kulturor.

 

“Aktorët e kërcënimeve hibride po rrisin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, me një sërë incidentesh të regjistruara gjatë viteve të fundit dhe presim që ky trend të vijojë,” – deklaroi Martha Turnbull, Drejtore e Komunitetit të Interesit për Ndikimin Hibrid, në Hybrid CoE.

 

Kjo është hera e dytë që Hybrid CoE organizon një konferencë dhe ushtrim të dedikuar posaçërisht për Ballkanin Perëndimor, me një simulim në kohë reale mbi identifikimin, reagimin dhe mbrojtjen nga kërcënimet hibride. Qëllimi ishte forcimi i kapaciteteve të shteteve demokratike dhe shoqërive të tyre për t’u përballur me veprimtaritë hibride të ndërmarra nga regjime autoritare.

Dëshironim ta sillnim këtë aktivitet në Tiranë për t’i dhënë praktikuesve dhe ekspertëve nga Shqipëria si dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it – si dhe Shteteve Pjesëmarrëse në Hybrid CoE, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mundësinë për të ndarë njohuri, përvoja dhe ekspertizë mbi luftimin ndaj kërcënimeve hibride, si brenda rajonit, ashtu edhe më gjerë,” – theksoi Shiho Rybski, Drejtore e Trajnimeve dhe Ushtrimeve në Hybrid CoE.

Konferenca mbi Kërcënimet Hibride në Ballkanin Perëndimor dhe Ushtrimi i Simulimit u organizuan nga Qendra Evropiane e Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE), në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKSK), dhe me mbështetjen e Global Affairs Canada (GAC).

aksk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0