Balkmall, startup familjar në e-commerce - Business Magazine Albania

Balkmall, startup familjar në e-commerce


Prej gati 8 vitesh, Endri Dine jeton në Kinë. Ai dhe familja e tij në Shqipëri, po zhvillojnë tregtinë online përmes kompanisë së krijuar BalkMall www.balkmall.com.

Është një portal e-commerce me Website të krijuar nga vëllai i tij Ardit Dine. Edhe ai punon në Pekin, në OFO, kompani biçikletash, si Senior Software Engineer.

Në tregti është organizuar e gjithë familja Dine. Endri i merr produktet nga Kina, duke vënë theksin tek cilësia. Ai është i bindur se arrin të sigurojë çmime konkurruese në raportin cilësi-çmim.

Në anën logjistike të shpërndarjes janë angazhuar prindërit e Endrit. Biznesi operon online, por ata që duan t’i shohin produktet nga afër mund të vizitojnë magazinat e tyre në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dërgesat aktualisht bëhen në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë, ndërsa objektivi i tyre është të tregtojë në rajon duke përfshirë kryesisht trevat shqipfolëse.

“Edhe pse shumë të rinj duan të ikin nga Shqipëria, vitin tjetër kam planifikuar të kthehem së bashku me familjen dhe t’i përkushtohem BalkMall 100%,” thotë Endri.

Ideja e biznesit ishte e bashkëshortes së tij kineze 6 vite më parë. Ai tregon se, “Në atë kohë m’u duk shumë herët për një biznes të tillë në Shqipëri. Me kalimin e viteve dhe sidomos vitin e fundit që kurorëzuam martesën me bashkeshorten dhe kishim në plan të krijonim familje, dëshira për t’u kthyer në Shqipëri u shtua dhe kjo ishte arsyeja qe fillova të mendoja se çfarë do të beja në Shqipëri kur të kthehesha. Ndaj krijova BalkMall”. Ai beson se nuk ka rëndësi sa konkurencë ka. Nëse mendon se e bën diçka më mirë se të tjerët, atëherë gjithmonë është zgjidhje e duhur për të filluar një biznes. Kompania është akoma në fazat e para, me vetëm 9 muaj në treg, por ka fituar besimin e shumë klientëve.

“Mund të them me sigurinë më të madhe se kemi numrin e kthimit të produkteve më të vogël nga të gjithë faqet e tjera që operojnë online. Kompania është e mbështetur në familje pasi merremi të gjithë edhe pse të gjithë ne kemi punë dhe karrierë jashtë BalkMall. Pra, prindërit, 2 vëllezërit, unë dhe 2 miq të tjerë,” tregon ai.

Endri dhe familja e tij e re kanë vendosur të kthehen në Shqipëri vitin e ardhshëm. “Prej më shumë se një viti në Kinë kam krijuar familje dhe kemi një djalë. Dëshira për të qenë në Shqipëri, ta rris djalin atje dhe të bëj diçka për të ndihmuar sadopak në Shqipëri, më bën të vendos të kthehem”. Ai kthehet me një mësim shumë të vlefshëm nga Kina. “Kultura e punës këtu, ku askush nuk i bën naze, pavarësisht çfarë pune është, është gjeja më e vlefshme që më mësoi Kina,” thotë ai.

Ju si lexues të Businessmag.al, mund të përdorni kodin BUSINESSMAGVIP dhe Përfitoni 10% ulje, duke klikuar Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0