“Baboon” shpërndan ushqim për stafin e spitalit Infektiv

“Baboon” shpërndan ushqim për stafin e spitalit Infektiv


 Genti Selenica, është një nga themeluesit e rrjetit të shpërndarjes së ushqimit, ‘Baboon’. Mund të jenë në minorancë ata që nuk e kane këtë aplikacion në telefonin e tyre dhe nuk kanë shijuar gatimet nga restorantet më të mira të Tiranës në shtëpi apo në zyrë.

‘Baboon’ në bashkëpunim me disa restorante prestigjioze në Tiranë, me mbështetjen e portalit ‘Tiranapost.al’, kanë ndërmarrë një nismë humane, modeste në thelb, por shqiptarët thonë ‘bukë e kripë e zemër të bardhë’, edhe pse në këtë rast, buka është me më shumë shije dhe produkte.

‘Baboon’ do të dërgojë çdo ditë pa një limit të caktuar kohor dy vaktet të ngrohta e të shëndetshme për mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv, që janë në frontin e luftës kundër koronavirusit.

Në bashkëpunim me restorantet si: ‘Tëduktu’, ‘Vila Ferdinand’, ‘Opa’, ‘Deliziosa’, ‘Proper Pizza’, ‘Oreksi’, ‘Family Catering’, ‘Lulishte 1 Maji’ ,‘Baboon’ me mbështetjen edhe të ‘Tiranapost.al’ do ta çojë para këtë projekt. Qëllimi është vetëm human për të shprehur mirënjohje, për bluzat e bardha, që sot po sakrifikojnë në skalionin e parë të luftës me epideminë nga koronavirusi.

‘Tiranapost.al’ mbështet mundësinë që restorantet të mos jenë të hapura për njerëzit, por kuzhina e tyre mund të punojë duke ofruar shërbimin ‘online delivery’. Ky shërbim do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga ora 13:00 të çdo dite, pikërisht pas orarit kur nuk mundni të dilni nga shtëpia dhe ju vjen nepsi për një ëmbëlsirë apo një ushqim specifik.

Kështu shpëtojmë sado pak nga ekonomia jonë, nuk i kërkojmë vetëm borxhe bankave, por aty ku mund të punohet e mbijetohet përse jo?!

‘Baboon’ po tregon se idetë inovative në situata të tilla, janë shpëtim siç është sot e siç do të ishte edhe pazari online dhe çdo gjë. Fundja karantinën të gjithë po e kalojmë bashkë në të vetmen hapësirë që e kishim kryqëzuar jo pak herë, botën online. Aty është një pjesë e mirë e zgjidhjeve.

TIRANApost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0