Avokatja Elierta Myftari, një prej vajzave shqiptare të suksesshme në Itali - Business Magazine Albania

Avokatja Elierta Myftari, një prej vajzave shqiptare të suksesshme në Itali

Elierta Myftari

Është ëndrra e kujtdo që të shkëlqejë në vendin ku ka vendosur themelet e jetës së tij. E njëjta gjë vlen dhe për Elierta Myftarin, e cila nga studimet e saj në Elbasan dhe nga transferimi në Napoli vendosi të shkojë në Milano, ku tashmë jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj si avokate. Ajo e pranon se një rrugë e tillë ka vështirësitë e tij, por mesa duket Elierta ia ka dalë më së miri të shkëlqejë në një vend si Milano. Elierta që nga tetori i  vitit 2016 është pjesë e Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe në 2019 është bërë pjesë e Dhomës së Avokatisë në Milano.

Në një intervistë për Premium Channel e Radio Travel ajo tregon se si të gjithë vajzat dhe djemtë e moshës së saj të gjeneratës së viteve ’70- 80, “jemi rritur me frymën e ëndrrës së Italisë. Jemi rritur me filma italianë dhe me Italinë që e shikonim në televizor dhe bënim tifo për të, madje dhe në kampionatet botërore dhe europiane. Ndaj ishte një ëndërr dhe situata falimjare bëri që të mblidheshim në Itali, më saktë për arsye zemre”.

Lexo: Fastcall, investimi i dytë në Shqipëri pas projektit INIMA

Pasi ka jetuar e studiuar disa vite në Napoli, Elierta bashkë me familjen janë zhvendosur në Milano. Ajo tregon se nuk ka hasur vështirësi, përjashtuar ato të emigrimit, ose vështirësitë e të qenurit një studente, nënë, grua njëkohësisht.
Me baza edukimi në fushën e artit, Elierta bën një ndryshim në studime. “Pianon u detyrova ta lija në fillimin e viteve 90 sepse pati trazira, tipike të kalimit nga një sistem në tjetrin dhe ishte e vështirë fizikisht të shkoje pasdite dhe të bëje leksionet e pianos në shkollë”. Pastaj, ajo studioi në Liceun e Gjuhëve të Huaja në Elbasan, për gjuhë franceze, por që kur ishte e vogël kishte ëndërr të ishte hetuese, gjykatëse ose police.

E pyetur për ndryshimin e stilit të jetesës mes Caserta-s në Napoli dhe Milanos, Elierta shprehet se, është ndryshe, jo vetëm nga karakteri, por edhe mënyra e jetesës. Qyteza ku jetoja më përpara në provincën e Caserta-s, ishte miqësore. Kudo që shkoje takoje një person të njohur, ndaloje, shkëmbeje fjalë, pra çdo gjë e organizuar si në Shqipëri. Ndërsa veriu i Italisë, më saktë provinca e Milanos ndryshon shumë. Dyqanet e lagjes janë të rralla, puna është më larg dhe blerjet bëhen kryesisht në qendrat tregtare.

Duke mos përjashtuar elementët kriminalë me origjinë shqiptare, të cilët sipas saj akuzohem më së shumti për substancat narkotike, Elierta thekson se po njeh gjithnjë e më shumë shqiptarë që kanë arritur pozicione të rëndësishme dhe të mira në Milano. “Sa më shumë kohë kalon aq më shumë persona njoh. I ke në fushën e drejtësisë, mjeksisë, ndërmarrje të ndryshme, qoftë në ndërtim, qoftë në startup. Nuk ka një fushë të caktuar të shoqërisë italiane ku nuk gjen një shqiptar që ka arritur diçka”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0