Auto Mita është një kompani, që operon në industrinë e automjeteve në Kosovë. Ajo është importuese dhe distributore ekskluzive e Nissan në Republikën e Kosovës. Që prej datës 15 maj Auto Mita ka prezantuar një ofertë lidhur me sigurimin e makinës. Çdo person që ble makinë pranë ambienteve të kompanisë, përfiton servisin falas, gjatë gjithë jetës.
Kjo ofertë është e vlefshme deri më 15 qershor. Nëse doni të përfitoni prej saj mund të kontaktoni:
Tel: 045 500 588 / 045 645 666
Auto Mita u themelua në vitin 1988 nga inxhinieri z.Blerim Mita, tashmë drejtor gjeneral i kompanisë.
Sot Auto Mita është një nga kompanitë kryesore në auto-industri duke qenë importuesi më i madh në Kosovë me mbi 1000 vetura në vit.
Auto Mita nuk është e vetmja kompani makinash, që ofron bonuse për klientët. Një praktikë të ngjashme, por që lidhet me garancinë e makinës e ka prezantuar Jaguar, në vitin 2010. Kompania lançoi një program të ri garancie, i quajtur Jaguar Platinum Coverage, që shtrin garancitë e automjeteve në pesë vjet / 50,000 milje, ofron mirëmbajtje falas të automjeteve dhe ndihmë 24/7 në rrugë.
E gjithë mirëmbajtja e planifikuar, përfshirë ndryshimet e naftës dhe zëvendësimet e filtrit, janë plotësisht falas gjatë periudhës së garancisë. Mbulimi i Platinumit gjithashtu përfshin disa sende të brendshme të makinës.
Një garanci të tillë e ka ofruar edhe BMW për klientët, e cila zgjat 4 vite. Garancia vlen vetëm për makinat BMW, që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto