Astronauti që thyen çdo barrierë, i pari me aftësi të kufizuara në... - Business Magazine Albania

Astronauti që thyen çdo barrierë, i pari me aftësi të kufizuara në hapësirë

John McFall nuk ka lejuar që humbja e këmbës së djathtë në një aksident motorri t’i vendosë kufij ëndrrave. Britaniku, kampion paralimpik dhe kirurg ortopedik, po bëhet astronauti i parë me aftësi të kufizuara që do të fluturojë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Pasi u zgjodh mes mbi 22,500 aplikantësh për klasën e parë të astronautëve të Agjencisë Europiane Hapësinore në 13 vjet, McFall kaloi dy vite duke testuar mundësinë teknike për një para-astronaut në orbitë. Rezultati? Një “po” e qartë dhe e vendosur për një mision gjashtëmujor në ISS.

Lexo gjithashtu: Empatia, “superfuqia” e re e liderëve në epokën e AI

McFall thotë se kjo nuk është vetëm historia e tij personale, por një “ndryshim kulturor”. Përtej eksperimenteve dhe kërkimeve që do të kryejë në mikrogravitet, ai shpreson që teknologjitë dhe zbulimet e hapësirës të kthehen në përfitime për jetën e përditshme këtu në Tokë.

Liz Johns nga Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar shton: “Ky është një hap historik që asnjë agjenci tjetër hapësinore nuk e ka ndërmarrë më parë.”

PN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0