Arsyet pse astrologjia është bërë trendi më i madh i viteve të fundit - Business Magazine Albania

Arsyet pse astrologjia është bërë trendi më i madh i viteve të fundit

Çfarë fshihet pas përhapjes masive të një prej trendeve më të përfolura të dekadës së fundit?  Paqartësia në një botë që çdo sekondë ndryshon dhe ecën shpejt.. Ky është shkaku kryesor pse kaq shumë të rinj (dhe të tjerë) janë kaq të dhënë pas astrologjisë dhe parashikimeve për jetën e tyre.

Paqartësia se ku po shkojmë, stresi i lartë por edhe kultura urbane janë disa nga elementët që kanë kontribuar në krijimin e besimit në astrologji.

Stephen D. Benning, pedagoge në Universitetin e Nevada-s shprehet se njerëzit kanë nevojë të krijojnë kuptim në jetën e tyre, në mënyrë që të ndihen sado pak të sigurtë dhe të qartë për ku po shkojnë dhe për një të ardhme që duket jashtë kontrollit të tyre.  Truri ynë është dizajnuar për të patur idenë e qartësisë për jetën dhe të ardhmen dhe kur e tashmja nuk ofron qartësi dhe siguri, e ardhmja bëhet një makth që prodhon ankth dhe frikë tek ne në mënyrë të pavetëdijshme.

Stresi në nivele të larta në ditët e sotme është element tjetër që ka tërhequr kaq shumë njerëz drejt astrologjisë. Parashikimet e astrologjisë për shumë njerëz shërbejnë si mënyrë për t’i dhënë kuptim botës dhe ngjarjeve që ndodhin, për të mos u ndier vetëm dhe për të reduktuar stresin që krijohet nga frika për të ardhmen.

Një element tjetër është zbulimi i karakterit dhe prirjeve personale. Astrologjia ofron mundësi për të kuptuar sado pak veten dhe për të krijuar një imazh për karakterin apo sjelljet e personit.

Discover Magazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0