Arben Malaj paralajmëron kujdes me bitcoin - Business Magazine Albania

Arben Malaj paralajmëron kujdes me bitcoin


 

Presidentja e Money Strong thotë se, bitcoin që dukej e pandalshme në 2017-ën, duke u rritur nga nën 1 mijë dollarë në fillim të vitit në gati 19 mijë dollarë, do të shembet në 2018-ën. “Fluska e bitcoin ka kohë që ka tejkaluar çdo përmasë të regjistruar më parë. Nëse rritja do të vazhdonte gjatë gjithë vitit 2018, ne do të jemi në një telash të vërtetë, pasi atëherë do të ketë aftësinë për të ndotur pjesë të tjera të sistemit financiar dhe ta rrënojë atë”.

Arben Malaj, thekson se ekspertët po e krahasojnë rritjen e shpejtë të bitcoin me rritjen e çmimeve të tulipanëve në vitet 1630. “Në rastin e krizës së tulipanëve, hollandezët shitën edhe shtëpitë e tyre për të blerë farat e tulipanëve, duke shpresuar se rritja e çmimit të tyre do të sillte fitime të jashtëzakonshme. Kriza nuk vonoi, tullumbacja e çmimeve të larta plasi. Humbjet rezultuan katastrofike”.

Këtë fundjavë njoftohet nga tregjet ndërkombëare se monedha ka pësuar një zhvlerësim që i kalon 20% në vetëm ditët e fundit. Niveli i Bitcoin ka zbritur në gati 13 mijë dollarë, sipas Financial Times.

Lexoni: A është Bitcoin një skemë Ponzi?

Institucione të ndryshme financiare kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për vlerësimin e shpejtë të monedhës. Edhe Banka e Shqipërisë ka njoftuar pak kohë më parë se investimet në para virtuale mund të jenë me rrezik duke theksuar se në Shqipëri nuk ka kompani në vend që merret me tregtimin e tyre.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0