AQUAZZURA, ndërtesa më ikonike e Vlorës sapo nisi të ndërtohet - Business Magazine Albania

AQUAZZURA, ndërtesa më ikonike e Vlorës sapo nisi të ndërtohet

AQUAZZURA, ndërtesa më ikonike e Vlorës sapo nisi të ndërtohet
Kulla e parë në Jugun e Shqipërisë.


Ka projekte që ndërtohen për të mbushur një hapësirë.
Dhe ka projekte që krijohen për të ndryshuar mënyrën se si ajo hapësirë përjetohet.

Me zyrtarizimin e lejes së ndërtimit, Aquazzura Tower shënon nisjen e një prej zhvillimeve më të rëndësishme arkitekturore në vijën e parë të Lungomares së Vlorës, një projekt që ripozicionon standardin e jetesës dhe mikpritjes bregdetare në Shqipëri.

I projektuar nga Álvaro Siza, fitues i çmimit prestigjioz Pritzker Prize, në bashkëpunim me Camilo Rebelo dhe studion elitare Atelier 4, tashmë e njohur për kontributin e saj në projekte ikonë në Shqipëri, zhvillimi përfaqëson një interpretim bashkëkohor të arkitekturës mesdhetare. Forma, drita dhe raporti i drejtpërdrejtë me detin krijojnë një estetikë të qetë, por me prani të fortë urbane.

Pozicionuar drejtpërdrejt mbi vijën e parë të detit, Aquazzura Tower ofron më shumë sesa pamje panoramike. Ajo sjell një përjetim jetese të rrallë, ku privatësia, hapësirat e konceptuara me kujdes dhe materialet premium bashkohen në një balancë të natyrshme mes elegancës dhe funksionalitetit.

Një pjesë e rëndësishme e projektit, rreth 30% e strukturës, do t’i dedikohet një hoteli ikonik me 5 yje, i konceptuar për të ofruar standarde të larta mikpritjeje dhe shërbime të plota: spa & wellness të avancuar, restorante elitare, ambiente relaksi dhe shërbime ekskluzive, duke e kthyer Aquazzura Tower në një destinacion të mirëfilltë, jo vetëm rezidencial, por edhe hotelier.

Aquazzura Tower nuk është fryt i një vizioni të vetëm. Pas zhvillimit qëndron një partneritet mes tre kompanive vizionare, Texas Development, Hel-pet dhe Alb-Edil, të gjitha me eksperiencë të konsoliduar dhe reputacion të fortë në treg, të cilat kanë dhënë prova konkrete për standardin e ndërtimit, seriozitetin dhe cilësinë e projekteve të tyre. Ky bashkim forcash siguron një nivel ekzekutimi që reflekton ambicien dhe rëndësinë e projektit.

Texas Development është e njohur për qasjen e saj ndaj projekteve ikonë dhe standardeve ndërkombëtare të ndërtimit. Me Aquazzura Tower, partnerët konfirmojnë një vizion të përbashkët për të krijuar jo thjesht ndërtesa, por adresa me vlerë reale në kohë, që kontribuojnë në zhvillimin urban dhe imazhin e ri të Vlorës.

Ndërtimi pritet të nisë në janar të vitit 2026, ndërsa interesi për projektin ka nisur që përpara zyrtarizimit të tij, një tregues i qartë se disa adresa nuk presin të përfundojnë për t’u bërë të dëshiruara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0