Aplikim për provimin e GMAT

Aplikim për provimin e GMAT


Ka shumë të ngjarë që, nëse po mendon të ndjekësh një program pasuniversitar diku në botë, shkolla të kërkon të kesh marrë provimin GMAT/GRE përveç TOEFL. Pjesa më e vështirë e këtyre provimeve është anglishtja.

Por jo më! Në datën 31 Tetor ne fillojmë seancat përgatitore GMAT Fast Track – një program 6 javor intensiv vetëm për pjesën e gjuhës. Kjo përfshin të gjitha pjesët njësoj si në provim:

  • Sentence Correction – Reading Comprehension
  • Critical Reasoning – Analytical Writing

Programi bëhet me instruktor amerikan! Para-testimi bëhet në datën 27 Tetor në orën 10.00 për të vlerësuar nivelin tuaj. Librat, provime provë, dhe i gjithë programi kushton $470 dhe bursat e ofruara mund të mbulojnë deri në 50% të tarifës. Gjithsej janë 5 bursa të disponueshme.

Këtu mund të regjistroheni për të marrë pjesë në seancat përgatitore për provimin e GMAT.

Stafi i GMAT Fast Track në ISN Albania, Tiranë
Email: info@isnalbania.com ; Tel: +355 (0) 68 577 0739

/ISNAlbania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0