Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj



Telefoni është një mik i mirë që na informon, ndihmon dhe mund ta marrim kudo me vete.

Por përveç rrjeteve sociale, që sigurisht të gjithë i kemi shkarkuar, janë disa aplikacione që nuk duhet t’i mungojnë telefonit tuaj.

Ja cilat janë ato:

HUJI

HUJI është aplikacioni i momentit. I përdorur nga shumë bloger dhe njerëz të famshëm, HUJI është një aplikacion për foto.

Kamera e tij i bën momentet tuaja të veçanta të duken si sekuenca e një filmi me kujtime të vjetëra.

Prodhuesit e kamerave të çdo epoke gjithmonë janë përpjekur të kapnin momentet më të mira dhe një përpjekje e tillë vazhdoi përsëri në vitin 1998, ku kujtimet tona u bënë më të qarta

Falë një efektit të kamerës, HUJI i bën fotot tuaja të duken më të gjalla dhe të ndezura.

Falas, i disponueshëm në iOS dhe Andoid.

Ticket tailor

Shpesh, duke qenë pjesë e organizimit të shumë eventeve me pjesëmarrje të lartë, është parë nevoja për një zgjidhje dixhitale në vend të fletave me emra pafund.

Ticket tailor, është një aplikacion që bën automatikisht konfirmimin e personave të regjistruar më parë në eventin tuaj (vetëm eventet që kërkojnë blerjen e një bilete online). Kamera e tij skanon biletën ose kërkon në të dhënat personale të personave të regjistruar.

Më pas informacioni sinkronizohet dhe shkarkohet në paisjen tuaj.

Ju mund të shihni se sa persona janë check-uar e sa të tjerë nuk janë të pranishëm në event.

Për të përdorur aplikacionin ju fillimisht duhet t’i shisni biletat në faqen e Ticket Tailor, një platformë online pa taksa për shitjen e biletave.

Falas, i disponueshëm në iOS dhe Andoid.

Google Photos

Google Photos është një galeri fotosh nga Google, ose një zgjidhje për telefonat me memorie të vogël dhe të apasionuarit e fotografisë. Fotot dhe videot tuaja do të sinkronizohen automatikisht në aplikacion, pa e ngarguar telefonin. Hapësira e kërkimit (search) ju lejon të gjeni foto në bazë të emrave të vende që keni vizituar, personave të pranishëm në foto apo datës kur janë bërë këto foto.

Ky aplikacion ka një memorie të palimituar dhe i ruan fotot tuaja edhe nëse e humbsni telefonin apo e hapni aplikacionin nga një paisje tjetër.

Falas, i disponueshëm në iOS dhe Andoid.

My Vodafone

Ky aplikacion mund të përdoret vetëm nga personat që janë abonentë të kompanisë.

My Vodafone të jep kontroll të plotë dhe të detajuar të përdorimit të numrit tënd për minutat, SMS, internet të paketës, balancën apo shpenzimet / faturat e tua mujore.

Aplikacioni është i lehtë në përdorim dhe ofron dy hapësira shpërblyese për përdoruesin. Vodafone Happy dhe Shake. Vodafone Happy është  një kategori ku përfitoni kupona me ulje në biznese të ndryshme të Tiranës, e ndërsa Vodafone Shake është një stërvitje për krahun dhe një promocion shpërblyes që ofron minuta, sms dhe mb falas për 24 orë.

I disponueshëm në iOS dhe Andoid.

Mobike

Mobike është një aplikacion Bike-Sharing lehtësisht i përdorshëm, dhe një shwrbim i ri pwr kryeqytetin. Mobike eshte nje kompani, startup, kinez i themeluar ne Janar 2015.

Falë aplikacionit ju mund të rezervoni biçikletën Mobike më të afërt dhe të lëvizni lehtësisht nëpër qyetet. Fillimisht nevojitet një regjistrim me të dhënat personale dhe të kartës së kreditit/debitit për të kryer pagesën e xhirove. Më pas harta e qytetit ju orienton për vendodhjen e biçikletave. Për të zhbllokuar biçikiletën  mjafton të skanosh barkodin në trupin e saj.

Falas, i disponueshëm në iOS dhe Andoid.

1Password

Të mbash mend fjalëkalimet e ndryshme të të gjithë adresave dhe aplikacioneve që përdor, kërkon një memorie të fortë. 1Pasword është një aplikacion i cili i mban të sigurta llogaritë tuaja duke krijuar fjalëkalime të ndryshëm dhe të fortë për çdo shërbim që përdorni.

Addo
Një aplikacion nga Seid Mollaj. I pari Uber shqiptar, ku mund të rezervoni udhëtimin tuaj për çmime shumë ekonomike. ADDO ofron dy aplikacione, ADDO Passenger dhe ADDO Driver.
Addo Passenger – Për pasagjerët

Ju mund paguani me para në dorë (KESH) direkt pasi të arrini në destinacionin tuaj,ose paguani (online) me Kartë Krediti/Debiti.

Addo Driver – Për shoferët

Pse të udhëtoni vetëm me makinën tuaj, pranoni pasagjerët e ADDO-s dhe rruga juaj del me fitime dhe me shoqëri të re.

Kur doni të bëni para, thjesht hapni aplikacionin dhe do të filloni të merrni kërkesat për udhëtim. Ju do të merrni informacion rreth pasagjerit tuaj dhe udhëzimeve në vendndodhjen dhe destinacionin e tyre. Kur udhëtimi të mbaroj, do të keni mundësi për të marrë kërkesa të tjera nga pasagjeri më afër perimetrit tuaj gjeografik. Dhe në këtë mënyrë ju nuk do të ktheheni asnjëherë bosh. Nëse dëshironi mos të merrni më kërkesa për një kohë të caktuar nga ju, mund të prekni dilni jashtë linje në çdo kohë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0