Anthropic do të investojë 50 miliardë dollarë në AI - Business Magazine Albania

Anthropic do të investojë 50 miliardë dollarë në AI

Anthropic do të investojë 50 miliardë dollarë në AI

Anthropic sapo ka njoftuar planet për të investuar 50 miliardë dollarë në forcimin e infrastrukturës kompjuterike në SHBA. Si pjesë e kësaj iniciative, kompania po bashkëpunon me platformën cloud të AI, Fluidstack, për të ndërtuar qendra të reja të dhënash në Teksas dhe Nju Jork, “me lokacione të tjera që do të pasojnë.”

Sipas Anthropic, qendrat e para të të dhënave do të hyjnë në funksion gjatë vitit 2026 dhe pritet të krijojnë rreth 800 vende pune. “Ky investim do të ndihmojë në avancimin e objektivave të Planit të Veprimit për AI të administratës Trump, për të ruajtur lidershipin amerikan në fushën e inteligjencës artificiale dhe për të forcuar infrastrukturën teknologjike vendase,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Lexo edhe: Sa fitojnë shteti dhe biznesi nga paketa fiskale

Anthropic nuk është e vetmja kompani AI që po investon miliarda në ndërtimin e qendrave të të dhënave. OpenAI dhe SoftBank njoftuan në janar projektin gjigant “Stargate”, me vlerë 500 miliardë dollarë, që do të ndërtojë një seri qendrash të dhënash në të gjithë SHBA-në, duke filluar nga Teksasi. Edhe Meta ka shpallur një angazhim prej 600 miliardë dollarësh për investime në infrastrukturë dhe qendra të të dhënave në SHBA.

Anthropic thotë se përmasa e këtij investimi “është e domosdoshme për të përmbushur kërkesën në rritje” për chatbot-in e saj AI, Claude, duke i mundësuar njëkohësisht kompanisë të mbajë kërkimin e saj “në vijën e parë të teknologjisë.”

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0