Anonymous sulmon qeverine e Korese se Veriut online - Business Magazine Albania

Anonymous sulmon qeverine e Korese se Veriut online


Koreja e Veriut i ka shpallur lufte (atomike) zyrtarisht SHBA-ve dhe gadishulli aziatik ka marre zjarr edhe online. Nese tensioni me fqinjet e Korese se Jugut po ndizet dhe pritet te behet nje konflikt i pashmangshem, ne web kane ecur te tjere me vepra.

Mesa duket, nje grup piratesh informatike qe njihen si Anonymous kane sulmuar disa faqe dhe hapesira online qeveritare, te cilat jane hapur nga qeveria e Pyongyang.

Ata moren ne zoterim llogarine ne Twitter (@uriminzok) dhe publikuan link ne portalet e sulmuara duke shkruar ‘hacked’ dhe me pas kane publikuar linket.

Mes tyre, eshte dhe faqja e Flickr zyrtare qe tashme ka dhe fotografi qe fyejne presidentin-diktator Kim Jong Un. Qeveria e Korese se Veriut i ka dhene zyrtarisht ‘rruge te lire nje sulmi berthamor SHBA-ve’ dhe Koreja e Jugut po organizon mbrojtjet per t’iu kundervene lufterave nga fqinjet e pakendshem te Korese se Veriut.

Situata eshte shume delikate, edhe pse nuk dihet se deri kur Kim Jong Un do te luaje rolin e qenit te vogel qe leh pas qenit te madh apo nese do vertete te shkaktoje nje lufte apo konflikt shkaterrues. Ne pritjen dramatike, Anonymous nuk humben kohe dhe lancuan menjehere nje hakmarrje dixhitale kunder diktatorit.

Ne fillim sulmuan faqen zyrtare te qeverise qe eshte Uriminzokkiri. Ne ket moment jane prezente 5 mesazhe. Mesazhet perbehen nga linke ne fusha te ndryshme te qeverise apo jane te bllokuara nga imazhe qe shkaktojne humor.

I treti i kushtohet Flickr qe sulmohet ne stil ushtarak dhe aktualisht te gjitha faqet jane te sulmuara me imazhe ofenduese dhe linke. Si do te reagoje qeveria e Korese se Veriut? Do te leshoje edhe ajo hackeret e saj informatike apo do te fshije linket dhe fotografite kompromentuese?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0