Anomali gjatë testimit, momentet kur raketa e SpaceX shpërthen në Texas - Business Magazine Albania

Anomali gjatë testimit, momentet kur raketa e SpaceX shpërthen në Texas

Të mërkurën në orën 23:00, sipas kohës lokale të Teksasit, një raketë Starship e kompanisë SpaceX, themeluar nga Elon Musk, pësoi një “anomali të madhe” gjatë një testi në platformën e Starbase, duke shpërthyer dhe shkaktuar një zjarr të madh në qiell.

SpaceX njoftoi se gjatë gjithë operacionit u ruajt një zonë e sigurisë përreth vendit të testimit, dhe se i gjithë personeli ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, kompania bëri thirrje që banorët lokalë të mos i afrohen zonës së incidentit, duke garantuar se nuk ka rreziqe për komunitetet përreth.

Po ashtu, SpaceX po bashkëpunon ngushtë me autoritetet lokale për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë përgjigje ndaj këtij incidenti.

 wallstreet 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0