Anglia dështon me dërgimin e satelitëve komercial në hapësirë - Business Magazine Albania

Anglia dështon me dërgimin e satelitëve komercial në hapësirë

Ishte një rezultat që mezi pritej, por Mbretëria e Bashkuar dështoi për t’u bërë vendi i parë në Evropën Perëndimore që lëshon satelitë komercialë. Misioni i dështuar, i kryer nga Virgin Orbit duke përdorur sistemin e tij të lëshimit “horizontal”, i cili mbështetet në një Boeing 747 të pajisur me një raketë nën krahun e tij, po përpiqej të lëshonte nëntë satelitë në orbitë, duke përfshirë të parën e shtetit të Omanit, satelit i destinuar për vëzhgimin e Tokës.

Ky ishte misioni i parë ndërkombëtar për Virgin Orbit dhe u emërua pas këngës së njohur të Rolling Stones “Start Me Up”. Nisja ishte nga Cornëall, Angli, dhe do të kishte shënuar satelitin e parë në orbitë nga toka e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropa Perëndimore.

Lexo edhe: Suedia hap portin hapësinor orbital, ‘porta e re e Evropës në hapësirë’

Dështimi bëri që aksionet e kompanisë të bien më shumë se 15% gjatë tregtimit të hershëm të martën dhe është një goditje për industrinë britanike të hapësirës dhe Virgin Orbit./ Euronews 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0