Ambasadorja e Suedisë Znj. Elsa Hastad: Të jesh në kanionet e Osumit është si të jesh në një ëndërr shumë të bukur - Business Magazine Albania

Ambasadorja e Suedisë Znj. Elsa Hastad: Të jesh në kanionet e Osumit është si të jesh në një ëndërr shumë të bukur

Ditë e jashtëzakonshme për Znj. Ambasadore të Suedisë Znj. Elsa Hastad, e cila zgjodhi Kanionet e Osumit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit të saj Z. Kristoffer Leandoer bashkë me miq dhe  skuadrën e Albania Rafting Group.

Ajo së bashku me Kristoffer, u mahnitën nga bukuria unike e Kanioneve, duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje nën ujëvarën e dashurisë së përjetshme.

Ajo u shpreh se: Të jesh në kanionet e Osumit është si të jesh në një ëndërr shumë të bukur! Ato janë mahnitëse dhe shumë unike. Zoti ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke krijuar këtë Kanion spektakolar, plot ujëvara. Jemi shumë krenarë për skuadrën e Albania Rafting, që falë punës së tyre prej 22 vitesh në turizmin e aventurës dhe natyrës kanë ngritur një zinxhir bashkëpunimi me të gjithë guidat vendase dhe bizneset lokale të zones, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0