AMA dhe platforma “X” e Elon Musk bashkohen kundër urrejtjes online - Business Magazine Albania

AMA dhe platforma “X” e Elon Musk bashkohen kundër urrejtjes online

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi me platformën globale “X” , e njohur më parë si Twitter dhe aktualisht në pronësi të Elon Musk  për të ndërtuar një kanal të posaçëm komunikimi, i cili do të shërbejë për monitorimin dhe trajtimin e përmbajtjeve të papërshtatshme në gjuhën shqipe.

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi, deklaroi se synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është mbrojtja e hapësirës digjitale nga përmbajtjet që nxisin dhunë, gjuhë urrejtjeje apo cenojnë të drejtat e fëmijëve dhe grupeve të tjera të pambrojtura. Ajo nënvizoi se çdo rast i tillë do të trajtohet me veprime të menjëhershme dhe konkrete.

”Kemi vendosur bashkëpunim me platformën X për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potencialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë. Një mjedis digjital i pastër, pa dhunë, pa urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve, është prioritet për ne. Falenderuese për këtë rekord të ri bashkëpunimi me X, një nga platformat e mëdha online.” – shkruan në Facebook znj. Krasniqi.

Lexo edhe: Arsimi Digjital 2025–2030, internet të shpejtë në shkolla dhe 5500 laptopë

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Elon Musk e ka përforcuar idenë e tij se përdoruesit e platformës X janë tashmë “media e re”. Sipas tij, informacioni duhet të rrjedhë drejtpërdrejt nga qytetarët, pa ndërmjetës klasik si mediat tradicionale, një ide që ka ngjallur si mbështetje, ashtu edhe kritika për mungesë kontrolli profesional e etik.

Sipas raportit të fundit të “DataReportal”, në fillim të vitit 2025, platforma X kishte një audiencë të mundshme reklamimi prej rreth 216 mijë përdoruesish në Shqipëri, që përfaqëson 7.8% të popullsisë, ndërkohë që 9.5% e të rriturve mbi 18 vjeç raportoheshin si përdorues aktivë të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0