Alla Bardov nga SHBA në Konventën e 21 dhe 22 Tetorit - Business Magazine Albania

Alla Bardov nga SHBA në Konventën e 21 dhe 22 Tetorit

Alla Bardov

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të rritur biznesin tuaj është aftësia juaj për t’iu përgjigjur në mënyrë koncize një prej pyetjeve më të rëndësishme, “Çfarë bëj unë?” Mësoni strategji të thjeshta për të prezantuar veten dhe për të vënë në pah atë që ju veçon nga konkurrenca juaj, duke përdorur fjalë profesionale për të tërhequr klientët dhe për të fituar biznesin e tyre.

ALLA BARDOV është themeluesja e Sell Yourself For Success. Ajo është autore, folëse, eksperte e shitjeve të drejtpërdrejta dhe trajnere e përshpejtimit të shitjeve. Karriera e Alla-së përfshin mbi 30 vjet eksperiencë në kontabilitetin e korporatave më të mira të Fortune 100, shitjet në rrjet dhe trajnimet e korporatave. Ajo punon me organizata, sipërmarrës dhe individë për t’u bërë më efikase dhe efektive në aktivitetet e tyre për të transformuar rezultatet e tyre të shitjeve.

Tema: Beyond Elevator Pitches: How to Introduce Yourself in Style

Rezervo tani në: https://tickets.paysera.com/en/event/konventa-suksesi-eshte-qellimi-yt

Për të përfituar nga zbritja e biletave grupore, na kontaktoni në: +383 49 893 693 | +383 49 893 888

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0