Alisa Dudaj, stilistja shqiptare që pushtoi pasarelat e modës në New York - Business Magazine Albania

Alisa Dudaj, stilistja shqiptare që pushtoi pasarelat e modës në New York

Ajo ka dalluar me punimet e saj për stilin autentik, cilësinë dhe finesën e jashtëzakonshme që në daljen e parë publike. Madje edhe para së të ncjerrë në sfilatën e parë punimet, një shtysë dhe motivim për të ishte vlerësimi që merr nga fotografi i shquar Fadil Berisha, gjatë fotografimit të koleksionit të parë të veshjeve. Flasim për stilisten Alisa Dudaj dhe brandin e saj të veshjeve ALISA DUDAJ.

Vajza shqiptare që ka studiuar në një nga shkollat më të mira në botë të modës, Parson, ka korrur së fundi sukesi, në qytetin me konkurencën më të lartë në botë, në New York.

Veshjet e frymëzuara nga motivet shqiptare tradicionale dalluan për veçantinë e tyre dhe tërhoqën vëmendjen e audiencës, ndërsa prezantoheshin në pasarelat e Neë York.

Stilista thote se, “U përpoqa të sillja një frymë të re në veshjet moderne, bazuar në traditën shqiptare. Shumë prej copave janë realizuar me teknika shumë inovative dhe të parealizuara më parë, të punuara nga unë me dorë. Por, disa veshje u realizuan me ndihmën e artizanëve shqiptarë”.

Alisa duket se është vetëm në nisjen e karrierës së saj ndërkombëtare. Ajo dalloi në kompeticionin e zhvilluar në Tiranë, “Muza Competition” me pasionin për fashion, stilin e veçantë dhe dashurinë e madhe për punën. Alisa u shpall fituese e këtij kompeticioni dhe fitoi vëmendjen e Businessmag.al, duke fituar kopertinën e numrit të revistës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0