ALBtelecom sjell Wi-Fi falas për të gjithë në Lumin e Shalës - Business Magazine Albania

ALBtelecom sjell Wi-Fi falas për të gjithë në Lumin e Shalës

ALBtelecom

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit, një nga destinacionet më tërheqëse turistike të viteve të fundit të ofron një panoramë të mahnitshme mes malesh të lartë, natyrës së paprekur, ujit të kthjellët blu në të kaltër dhe një relaksi maksimal.

Vendndodhja e tij e izoluar mes malesh ka sjellë gjithmonë vështirësi për të aksesuar internetin dhe për të ndarë në kohë reale përvojën e mrekullueshme dhe shumë të veçantë në ujërat e kthjellta të Alpeve veriore shqiptare.

Por tani jo më, pasi lumit të Shalës, kësaj perle të bukurive të Komanit i shtohet për herë të parë dhe ofrimi falas për të gjithë i Wi-Fi nga ALBtelecom.  Kushdo që viziton e pushon në këtë zonë fantastike mund të lidhet falas me Wi-Fi,  të komunikojë dhe aksesojë në internet.

Rrjeti Wi-Fi i ALBtelecom ka arritur një shtrirje maksimale këtë verë, duke përfshirë zona turistike bregdetare, malore, historike e për herë të parë deri në zona të izoluara si Lumi i Shalës. Këto zhvillime dhe investime të kompanisë në këto zona janë edhe një vlerë e shtuar e ofertave dhe guidave turistike të operatorëve shqiptarë.

 “Wi-fi falas për të gjithë në lumin e Shalës shënon një kulminacion të planit të ALBtelecom” – deklaroi Jonilda Filipi, Drejtore e Çështjeve të Korporatës, “ për të sjellë internet kudo në Shqipëri, në sheshet e qyteteve apo destinacionet më tërheqëse në bregdet, apo mal, si një kontribut për qytetarët, turizmin e digjitalizimin e vendit.”

Ky investim është vazhdimësi e angazhimit të ndërmarrë vitet e fundit, për ofrimin e internetit falas dhe të sigurt, duke nisur me Sheshin “Skënderbej”,  Liqenin e  Madh të Tiranës, e duke kulmuar me mbulimin e destinacioneve kryesore turistike në të gjithë Shqipërinë.

Rrjeti Wi-Fi i ALBtelecom shtrihet nga Tropoja në Sarandë, me mbulim në të gjithë Shqipërinë me pika aksesi falas në internet për të gjithë, e duke ofruar kështu një standard i ri për të gjithë industrinë e telekomunikacionit në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0