“Albania All Senses”/Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025 - Business Magazine Albania

“Albania All Senses”/Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

“Albania All Senses”/Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, merr rolin si vendi i nderit për vitin 2025

Me sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani.

Në këtë panair, Shqipëria do të prezantohet me një hapësirë kuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në Berlin.

E pranishme do të jetë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila e ka quajtur një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë dhe përgatitje për vitin 2025, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht “Vendi i Nderit” në ITB Berlin, duke përfituar nga një program 1-vjeçar promovimi.

Lexo edhe: Ja mënyra origjinale se si promovon Shqipërinë, “The Sun”!

“Përfaqësimi i Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, përmes një prezantimi dinjitoz ku gjatë tri ditëve, nga data 5 deri më 7 mars do të jemi bashkë me sektorin privat, për të paraqitur më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit në ITB BERLIN 2025”, është shprehur Kumbaro në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe spotin zyrtar të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit do të ketë një sërë takimesh dhe aktivitetesh, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare me ITB Berlin për të qenë “Vendi i Nderit” në vitin 2025, nënshkrimi i marrëveshjes me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili për organizimin e takimit të 70 të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, pjesëmarrje në panelin e diskutimit “Quo Vadis, destinacionet rurale?”, apo takime me homologë si ai me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë Mehmet Nuri Ersoy.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi që nis ditën e nesërme, do të jenë edhe bashkitë Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë, të cilat do të prezantojnë  programet e tyre të promovimit.

ITB Berlin operon suksesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh i Turizmit në botë.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0