Nga Eni Muça – Siguria kibernetike është bërë një nga sfidat më urgjente të kohës sonë. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, ndodhet përballë një peizazhi gjithnjë e më kompleks kërcënimesh, ku sulmet ndodhin çdo pak minuta dhe pasojat mund të paralizojnë institucione, biznese dhe shërbime thelbësore.
Në këtë kontekst, avokati Alban Avdulla, i specializuar në energji, teknologji, AI, siguri kibernetike dhe të dhëna personale, me formim akademik në SHBA dhe Shqipëri sjell një perspektivë të detajuar mbi rreziqet dhe mundësitë që vijnë me epokën digjitale. Nga përvoja e tij me ‘The Global Partnership on AI’ dhe bashkëpunimi me aktorët më të mëdhenj globalë, ai analizon se si AI po përdoret për sulme gjithnjë e më të sofistikuara, por edhe mënyrat inovative për të ndërtuar mbrojtje të zgjuar, proaktive dhe efektive.
Raportet ndërkombëtare flasin për një kërcënim kibernetik çdo 3 minuta. Si e përktheni ju këtë realitet në kontekstin shqiptar dhe rajonal?
Teknologjitë e reja janë duke zëvendësuar, gjithnjë e më tepër, proceset manuale të punës. Rritja e produktivitetit dhe eficenës e bën edhe më të nevojshëm përdorimin e tyre. Përtej qasjes “pro-inovacion” të sektorit privat, edhe institucionet publike ofrojnë në rrugë digjitale (online) një pjësë të mirë të shërbimeve publike. Megjithëse benefitet janë të shumta, përdorimi i tyre vjen me jo pak rrisqe, një nga të cilat është kërcënimi ndaj sigurisë kibernetike. Në vija të përgjithshme kjo nënkupton përpjekjen e aktorëve të këqinj për të kompromentuar sigurinë, integritetin e sistemeve/infrastrukturave të informacionit.
Në vitin 2022 Republika Demokratike e Kosta Rikës ishte subjekt i një sulmi kibernetik që preku sistemet e rreth 30 (tridhjetë) institucioneve publike dhe detyruan vendin të shpallte gjëndjen e jashtëzakonshme. Ky sulm zgjati për rreth 56 ditë dhe shkaktoi humbje në ekonomi me rreth 2.4% të GDP-së vjetore. Institucionet nuk mund të menaxhonin taksat, pagat, sigurimet shoqërore dhe jo vetëm. Thuajse të gjitha shërbimet që ofroheshin online u ndërprenë duke u kthyer përsëri në kohën kur cdo gjë mbahej shënim me laps e letër.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.