Akademia e kërcimit në Vlorë që synon të bëjë terapi nëpërmjet kërcimit - Business Magazine Albania

Akademia e kërcimit në Vlorë që synon të bëjë terapi nëpërmjet kërcimit

Lorena Hoxha është finaliste në konkursin IDEA. Ajo është 32 vjeçe, e diplomuar në Akademinë e Arteve dhe ka një përvojë të larmishme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në festivalet folklorike brenda dhe jashtë vendit si dhe në një sërë aktivitetesh të tjera artistike.

Në 2018 ajo ka nisur aktivitetin e saj, si koreografe dhe drejtuese e akademisë “Global Dance”, në qytetin e Vlorës. Aty ofron aktivitete nga më të ndryshmet, duke nisur nga kërcimet profesionale modern/ klasike/ kontemporane/ hip-hop/ Zumba.

Targetgrupi për këto shërbime janë kryesisht moshat e reja deri në 20 vjeç, duke u ofruar kurse dhe një jetë të pasur artistike, përkundrejt çmimeve konkurruese në treg.

Për Business Magazine, Lorena shprehet për zgjedhjen e saj që këtë akademi kërcimi ta hapë në Vlorë:

“Duke qenë se kam përfunduar studimet e larte në Akademinë e Arteve në Tiranë për degën koreografi dhe me shumë aktiviteteve të ndryshme si brenda edhe jashtë Shqipërisë, dëshira ishte që të hapja Akademinë time të kërcimit. Vendosa për në Vlore sepse bashkëshorti im jetonte atje. Ky vendim erdhi pasi pashë që kishte kërkesa në këtë qytet. Vlora është një qytet që promovon vlera artistike edhe për me tepër shumë i dashur nga turistët”.

Vështirësitë për krijimin e biznesit të saj nuk kanë munguar, ku Lorena përmend  konkurencën me akademitë e tjera që ishin më të vjetra në qytet. Por ajo tregon katër ide për të zgjeruar biznesin e saj:

  1. Zgjerimi i Akademisë në një ambient më të madh, ku të kemi mundësi të zhvillojmë mësimin në 2 klasa paralele ( ku prindi edhe fëmija në të njëjtën kohe të zhvillonin mësimin) kjo do të lehtësonte më shumë prindërit edhe do të sillte komoditet. Të përhapemi edhe në zonat jashtë Vlorës si Orikumi edhe zonat përreth pasi ka kërkesa.
  2. Të krijojmë një platforme online ku të gjithë nxënësit edhe të interesuarit të kenë mundësi të informohen, regjistrohen dhe të kryejnë pagesat vetëm me 1 klik. Të zhvillojmë edhe klasa online.
  3. Të certifikojmë akademinë tonë, ku mund të marrim pjesë dhe të zhvillojmë kompeticione me përmasa globale.
  4.  Të fusim një risi në Akademi, duke hapur një klasë të re “Terapia e kërcimit” që sjell përfitime të mira mendore fizike edhe emocionale për njerëzit që kanë kaluar probleme me shëndetin.

Pavarësisht se shpesh njerëzit mund të shmangin idenë e fillimit të një kursi kërcimi, sipërmarrësja mendon se kërcimi është një formë arti, i cili ndihmon të “mbajë gjallë” trupin dhe mendjen, si dhe të zhvillojë aftësitë e të menduarit në mënyrë kritike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0