AIDA në MIPIM 2025: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme - Business Magazine Albania

AIDA në MIPIM 2025: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme

AIDA në MIPIM 2025: Shqipëria promovohet si destinacion investimesh në pasuri të paluajtshme

MIPIM është një nga panairet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në botë, duke mbledhur mbi 20,000 delegatë nga e gjithë bota. Eventi tërheq investitorë që menaxhojnë mbi 4 trilionë euro në asete, duke e bërë atë një platformë kyçe për marrëveshje të mëdha investimesh. Pjesëmarrësit vijnë nga 90 vende, përfshirë investitorë, zhvillues, autoritete publike, arkitektë dhe profesionistë të tjerë të sektorit. Gjithashtu, në MIPIM prezantohen mbi 300 stenda ekspozuese, ku vendet, qytetet dhe kompanitë promovojnë projektet e tyre më të fundit dhe krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) merr pjesë për herë të parë në MIPIM 2025, panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, i cili mbahet në Palais des Festivals në Cannes, Francë, nga data 10 deri më 14 mars 2025.

Lexo edhe:Delegacioni i lartë viziton stendën shqiptare në Biofach 2025

Pjesëmarrja e AIDA në këtë event synon të prezantojë projektet arkitekturore dhe mundësitë e investimit në Shqipëri në sektorin e pasurive të pakuajtshme, duke e vendosur vendin në hartën globale të investimeve në këtë sektor. Në stendën e saj, AIDA përfaqëson katër kompani shqiptare të sektorit: Concord Investment, TDT & Partners, Rozafa-A dhe E&A Investment, të cilat prezantojnë projekte të rëndësishme për zhvillimin urban dhe arkitekturor në Shqipëri.

MIPIM mbledh çdo vit liderët më të mëdhenj të industrisë së pasurive të paluajtshme, përfshirë investitorë, zhvillues, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të autoriteteve publike nga e gjithë bota. Ky panair është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar trendet më të fundit të sektorit, për të adresuar sfidat e tregut dhe për të krijuar partneritete të reja në nivel ndërkombëtar.

Gjatë pjesëmarrjes në MIPIM 2025, AIDA ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Miami Association of REALTORS, organizatën e famshme të profesionistëve të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje synon promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime në pasuri të paluajtshme, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni me një rrjet global profesionistësh të kësaj industrie.

Miami Association of REALTORS përfaqëson rreth 60,000 profesionistë të fushës dhe ka marrëveshje me 279 organizata ndërkombëtare në mbi 70 vende të botës. Kjo platformë do të ndihmojë në rritjen e vizibilitetit të tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të aksesueshëm për investitorët e huaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0