AI e FDA-së has vështirësi gjatë testimit, rrezikon sigurinë mjekësore - Business Magazine Albania

AI e FDA-së has vështirësi gjatë testimit, rrezikon sigurinë mjekësore

Modeli AI i Google mund të zbulojë sëmundjet nga tingulli i kollës

Në një përpjekje të guximshme për të përshpejtuar procesin e miratimit të pajisjeve mjekësore, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka zhvilluar një mjet të ri me inteligjencë artificiale – por teknologjia, ende në fazë testimi, po tregon më shumë dobësi se sa premtime.

I quajtur CDRH-GPT, ky sistem është ndërtuar për të analizuar pajisje jetike si stimuluesit kardiakë, skanerët CT dhe pompat e insulinës. Por raportimet nga NBC News zbulojnë një tablo shqetësuese: teknologjia nuk është funksionale, nuk lidhet me sistemet e brendshme të agjencisë, nuk përpunon dokumente siç duhet dhe nuk lejon pyetje nga përdoruesit.

“Kam frikë se po hidhen drejt AI-së nga dëshpërimi, përpara se teknologjia të jetë gati”, paralajmëron Arthur Caplan, një nga emrat më të njohur në etikën mjekësore në NYU Langone Medical Center.

Në fakt, CDRH-GPT nuk ka akses në internet, nuk mund të lexojë të dhëna të reja shkencore dhe ka dhënë përmbledhje të pasakta për pajisje që tashmë janë miratuar nga vetë FDA. Projektin e udhëheq Komisioneri i ri, Marty Makary, i cili ka premtuar transformimin digjital të agjencisë përmes inteligjencës artificiale, me një afat zbatimi të plotë deri më 30 qershor.

Lexo edhe: Astronomët të habitur nga një objekt misterioz që dërgon sinjale drejt Tokës çdo 44 minuta: “Si asgjë që kemi parë më parë

Por CDRH-GPT nuk është i vetmi mjet që FDA po eksperimenton. Një tjetër sistem, i quajtur Elsa, është tashmë në përdorim për detyra më rutinë si përmbledhja e efekteve anësore të ilaçeve. Makary e përshkruan si një sukses: “Ajo që zakonisht kërkonte tre ditë, tani bëhet në gjashtë minuta.” Megjithatë, punonjësit shprehin mosbesim për këto deklarata.

Etika dhe interesa në sfond

Ndërsa teknologjia ndesh pengesa praktike, ngriten edhe pikëpyetje serioze etike. Richard Painter, ish-këshilltar etik i Shtëpisë së Bardhë dhe profesor në Universitetin e Minnesota-s, paralajmëron për rrezikun e konflikteve të interesit:

“Duhet të garantojmë që zyrtarët publikë të mos kenë asnjë lidhje financiare me kompanitë që furnizojnë teknologjinë AI,” thotë ai.

Frikë dhe pasiguri në radhët e stafit

Në një agjenci që po përjeton shkurtim personeli dhe ngrirje të punësimeve, AI po shihet nga shumë punonjës më shumë si kërcënim sesa ndihmë. “Ne jemi të tejngarkuar dhe pa mbështetje. Kjo nuk është ndihmë – është një paralajmërim,” tha një punonjës në kushte anonimati.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0