A kontribuon një IQ e lartë në sukses?

A kontribuon një IQ e lartë në sukses?


Përktheu Adela Saliaj

Sigurisht. Por jo pa punë, eksperimentim, dështim përpara, dhe përkushtim për vetë-përmirësim.

Shikoni Elon Musk, një nga njerëzit më të mençur në planet. Njeriu që gjendet prapa Tesla, SpaceX, dhe OpenAI kurrë nuk është i kënaqur me atë se ku është, dhe ai e di se gjithnjë ka hapësirë ​​për përmirësim – pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet. Ai tha në një intervistë në vitin 2014:

Ju duhet të pranoni se jeni gabim. Qëllimi juaj është që ta keni sa më pak gabim.

Për Musk, të qenit gabim (dhe dështimi) është gjithmonë një opsion, sepse nëse nuk je, thotë ai, ju nuk jeni duke u përpjekur dhe rritur mjaftueshëm.

Kjo është ajo që ne e quajmë një mentalitet rrites – aftësia për të dështuar, të mësojmë diçka të re dhe pastaj t’i qasemi problemit nga një kënd tjetër, derisa të gjesh një zgjidhje që funksionon.

Rruga e panjohur për vetë-përmirësim.

Por, rruga më e panjohur për rritje dhe mësim nuk është e përshtatshme për të gjithë. Ajo kërkon një karakter të përulur, një kureshtje të etur dhe një elasticitet të pabesueshëm për t’u kthyer mbrapsht nga pengesat.

Të gatshmit të dështojnë për të patur sukses ndjekin këtë strategji.

  1. Thithin mençurinë e të tjerëve.

Sigurisht, librat ndihmojnë, por një mentalitet që është i drejtuar drejt rritjes shtrin njohuritë e tij përtej përpjekjeve intelektuale duke kërkuar këshilla përmes lidhjeve dhe emërimeve për të mësuar gjëra të reja. Siç thonë, “Nëse je personi më i mençur në dhomë, je në dhomën e gabuar”.

  1. Ata vlerësojnë rolin e një “mentori të kundërt”.

Duke marrë këtë pikë të fundit në një nivel krejtësisht të ri, në këtë ekonomi me shumë gjenerata të dijes, një person me një mentalitet drejt rritjes përfiton nga të mësuarit nga njerëzit më të vegjël dhe me me pak përvojë, të cilët e shohin botën ndryshe. Duke qenë i hapur për të mësuar, kontribuesit më të pjekur mund të fitojnë ekspertizë teknike dhe një perspektivë më të re se si funksionon teknologjia dhe bota. Anasjelltas, bosët e orientuar drejt njerëzve, orientojnë marrëdhënien e kundërt me mentorin si një strategji e angazhimit të punonjësve për të marrë ide të reja për biznesin.

  1. Ata nuk e shohin veten si “yje rock”.

Njerëzit me një mentalitet drejt rritjes hedhin poshtë perceptimin se ata janë yje rock-u, pasi  yjet e rock-ut supozohet se i njohin të gjitha dhe janë në qendër të vëmendjes. Në vend të kësaj, ata tregojnë interes për personin tjetër duke nisur biseda për të mësuar se çfarë bëjnë, si e bëjnë dhe përse e bëjnë. Njerëzit duan të flasin për veten e tyre, dhe nxënësit e mençur shfaqen me gjestin e përulur se “Dua të mësoj prej jush”.

  1. Ata kurrë nuk supozojnë se dinë më shumë se njerëzit që udhëheqin.

Udhëheqësit e sotëm janë bërë nga një tjetër brum. Ata janë udhëheqës shërbëtorë që njohin fuqinë e statusit të përbashkët dhe vendimmarrjen e përbashkët. Ata nuk pretendojnë të jenë “eksperti”. Ata nxisin aftësitë dhe arsimimin e punëtorëve të tyre dhe u mundësojnë atyre të japin ide të shkëlqyera që çojnë në suksese të mëdha me konsumatorët.

  1. Ata kërkojnë kritika konstruktive.

Dëshironi të përmirësoni veten? Mund të jetë e dhimbshme. Në të njëjtën intervistë, Elon Musk theksoi rëndësinë e kërkimit të vazhdueshëm të kritikave. Ai thotë, “Një kritikë e menduar mirë për çdo gjë që po bën është po aq e vlefshme sa ari”. Ai shton se duhet të kërkoni kritika nga të gjithë, por sidomos nga miqtë tuaj. Ata zakonisht e dinë se çfarë është e gabuar dhe mund t’ju thonë  drejt ku janë dobësitë tuaja dhe çfarë duhet të bëni për t’i përmirësuar.

Burimi: Inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0