Në zyrë, në shtëpi, në internet caffe. Miniclip, dikur ka qenë bashkëudhëtari i momenteve tona të mërzitshme. Por, gjërat nuk vazhduan ashtu siç duhet për të.
Miniclip u themelua në 30 mars 2011 nga Robert Small and Tihan Presbie. Robert Small sot është CEO i kompanisë, me qendër në Neuchâtel të Zvicrës. Dikur, ajo ishte faqja më e madhe në botë përsa i përket lojrave online. Në fillimet e saj, ajo filloi të funksiononte me një kapital prej £40,000. Në vitin 2008, kur ishte edhe thuajse kulmi i saj, ajo u vlerësua me një vlerë prej £900 milion. Ajo ka sjellë fitime për 6 nga 7 vitet e saj të para. Vetëm në periudhën 2006-2008, ajo ka realizuar një kthim prej £20 milion.
Por kjo periudhë, përkon me rritjen galopante të Facebook. Facebook mori jetë 3 vite pasi Miniclip u themelua, por mundi të masivizohej vetëm rreth viteve 2008-2009. Ajo bëri një lëvizje, e cila godiste drejtpërdrejt Miniclip. Facebook integroi lojrat brenda përdorimit të Facebook. Kjo, ishte më atraktive për përdoruesit, sepse të lejonte të luaje me miqtë e tu online dhe e gjitha kjo, pa dalë nga website i Facebook. Miniclip nga ana tjetër nuk mundi ta përballonte këtë presion dhe rënia vazhdoi. Sot, shumë pak persona e përdorin atë se thuajse gjithçka ndodhet brenda Facebook.
Sipas Alexa, Miniclip ka pësuar goxha rënie në vitin që po lëmë pas.
Por ajo është ende aty, me po të njëjtat lojra që ngjallin nostalgjinë e të gjithëve ne. Website gjithashtu është thuajse njësoj me atë që ka qenë dikur. Ndonëse super të thjeshta, shumë prej tyre janë tepër argëtuese. Mjaftueshëm, që të mos guxojmë ta vizitojmë atë website kur jemi në punë, ose jemi duke mësuar.
Për t’iu përshtatur kohës, ata kanë krijuar edhe aplikacione të veçanta për Android the iOS.
A do të mundet Miniclip t’i bëjë ballë presionit të vazhdueshëm dhe ambjentit dinamik të sotëm?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.