Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj komentoi të premten prioritet kryesore të projekt-buxhetit për vitin 2021.
Në një intervistë për ReportTv, Denaj tha se ky projektbuxhet është një ndër më ambiciozët, ku vëmendja do të jetë tek rindërtimi, investimet publike dhe rritja e pagave për mjekët.
Ajo theksoi se rindërtimi nuk është thjeshtë një politikë, por pritet të sjellë rritje ekonomike:
“Projektbuxheti është një nga më ambiciozët. 28 miliardë lekë për rindërtimin. Fondi i rindërtimit nuk është thjesht një politikë, por një ekonomi për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti.”
Lexoni: Oferta ALBtelecom, platforma surprizë e një komunikimi të ri
Lidhur me investimet publike, Denaj tha se në vitin 2021 do të përfundohet ‘rrugët e mbetura’ dhe do të nisë ndërtimi i Tunelit të Llogarasë.
E pyetur për paketën e tretë ë ndihmës ekonomike për pasojat e pandemisë, Denaj tha se do të rialokohen fonde nëse do të jetë e nevojshme dhe kjo do të përcaktohet në bazë të situatës në vazhdim.
Më parë opozita e ka quajtur projektbuxhetin 2021 si tentativën e fundit të qeverisë Rama për të vjelur fonde publike dhe se rrit ndjeshëm borxhin publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.