E jashtëzakonshme Luiza Gega. Në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, atletja shqiptare ka thyer edhe rekordin kombëtar me më shumë se 23 minuta. Maratona e Shkupit u mbajt në 5 tetor nën një protokoll të veçantë për mbrojtje nga COVID-19 dhe nën moton “Vrapimi do t’ju ndryshojë”. Fitues në garën kryesore, në maratonën prej 42 kilometrash në kategorinë e meshkujve është ukrainasi Serhi Shevçenko, ndërsa në kategorinë e femrave është shqiptarja Luiza Gega.
Të lodhur, por të kënaqur që arritën në finish, sportistë të të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra. Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas megjithatë ishin të kënaqur.
LEXO: Luiza Gega shpallet atletja më e mirë e kontinentit për muajin janar
Organizimi i garës në kushte të pandemisë ka krijuar disa protokolle, si mbajtja e maskës para fillimit të garës dhe pas përfundimit të saj, por ka pasur pothuajse numër dhjetë herë më të vogël të pjesëmarrësve. Në qoftë se gjatë vitit të kaluar morën pjesë 12,500 pjesëmarrës, në maratonën e sivjetshme vrapuan rreth 1500. Në mesin e tyre edhe mysafirët tradicionalë dhe me përvojë nga Shqipëria fqinje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.