Libra të vjedhur që vlejnë rreth tre milionë dollarë, gjenden në Rumani - Business Magazine Albania

Libra të vjedhur që vlejnë rreth tre milionë dollarë, gjenden në Rumani

Shumë libra të rrallë dhe të shtrenjtë që kapin vlerën e mbi 2.7 milionë dollarëve, janë gjetur në një shtëpi në një fshat në Rumani. Vite me parë librat ishin vjedhur nga një depo në pjesën perëndimore të Londrës. Policia rumune ka publikuar pamjet e librave të gjetur, në mesin e tyre edhe librat origjinal të Galileo Galilei dhe Isac Newtonit.

Në aksionin që janë gjetur rreth 200 libra të rrallë, kanë marrë pjesë shumë forca policie dhe ka zgjatur për më shumë se tre vite, ku kishin kryer bastisje të shumta në 45 adresa në tre vende duke ngritur padi  ndaj 13 personave. Librat ishin vjedhur në vitin 2017 nga depoja e postës në Feltham, ku ishin të vendosura para se të barteshin në Las Vegas që edhe pritej të dilnin në ankandin e librave të rrallë.

Dy burra Daniel David dhe Viktor Opariuc, janë futur me dhunë në depo, e siç raporton Guardian, policët e kishin përshkruar vjedhjen të ngjashme me skenat e filmit “Mission Impossible”, ku hajdutët ishin mbajtur nëpër rafte për të shmangur aktivizimin e sensorëve dhe alarmeve. Vjedhja kishte zgjatur rreth pesë orë, kurse hajdutët janë larguar nga depoja në të njëjtën mënyrë si janë futur – me litar nga kulmi. Ata i priste një veturë e parkuar në afërsi ku burri i tretë Narcis Popesku i dërgoi larg vendit ku kryen vjedhjen.

https://www.youtube.com/watch?v=6YlOSKQeaGk

Vetura e tyre më vonë ishte gjetur e pastruar me zbardhues, që tregon se aksioni i tyre ishte planifikuar shumë kohë më parë deri në detajin më të vogël. Megjithatë në fund doli se vetura nuk ishte pastruar edhe aq mirë, duke iu mundësuar hetuesve të hasin në gjurmë të ADN-së të njërin prej hajdutëve. Ata janë arrestuar dhe gjykuar, kurse hetuesit në fund arritën që në fshatin Neamt në verilindje të Rumanisë të gjejnë librat.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0