Përdorimi i enzimës në luftën kundër mbetjeve plastike

Përdorimi i enzimës në luftën kundër mbetjeve plastike

mbetjeve plastike

Shkencëtarët që po punojnë për të krijuar një enzimë e cila tret plastikën e që mund të përdoret në riciklim, kanë gjetur një mënyrë për ta bërë procesin më të shpejtë. Studiuesit britanikë dhe amerikanë kanë kombinuar dy enzima për të krijuar një ‘super enzimë’ më të fuqishme e cila e tret plastikën gjashtë herë më shpejt.

Mbetjet plastike janë një problem i madh i kohës sonë. Plastika është e rrezikshme për shëndetin dhe gjatë prodhimit të saj konsumohen burime natyrore të çmuara. Kështu që gjetja e mënyrave për ta tretur dhe për ta ricikluar, është një përparësi kryesore.

Në vitin 2016, shkencëtarët në Japoni zbuluan enzima që krijohen natyrshëm në bakterie, të cilat janë të afta të shpërbëjnë plastikën, por ato nuk ishin aq të fuqishme sa për t’u përdorur në një proces industrial.

Dy vjet më vonë, hulumtime të drejtuara nga ekipe në Universitetin Portsmuth në Britani dhe Laboratorin Kombëtar për Energjinë e Ripërtëritshme në Departamentin Amerikan të Energjisë (NREL) që studionin enzimën e njohur si PETase, aksidentalisht arritën ta bënin atë edhe më të fuqishme për të tretur plastikën.

Tani ata kanë shkuar një hap më tej dhe kanë kombinuar enzimën PETase me një tjetër, të quajtur MHETase për të shpejtuar procesin.

Ekipi i Universitetit Portsmuth drejtohet nga John McGeehan, Profesor i Biologjisë Strukturore dhe Drejtor i Qendrës për Inovacionin e Enzimave. Ai thotë se kërkimet ndoqën procesin që ndodh natyrshëm në natyrë.

“Ne po kopjojmë nga natyra dhe po e përsërisim procesin në laborator. Kemi marrë dy enzima nga një bakterie që jeton nga plastika në grumbujt e riciklimit, dhe i kemi bashkuar në laboratorët tanë këtu në Portsmuth. Enzima e krijuar si rezultat, kjo super enzimë, aktualisht vepron shumë shpejt, gati gjashtë herë më shpejt se enzima origjinale që po studionim”, shpjegon zoti John McGeehan.

Enzimat PETase dhe MHETase veprojnë së bashku për të dekompozuar lëndën plastike.

Teorikisht, kjo do të thotë se plastika mund të riciklohet vazhdimisht, duke pakësuar nevojën për të krijuar lëndë plastike të re. Bashkimi i enzimës PETase dhe MHETase dyfishon shpejtësinë e shpërbërjes së plastikës. Por duke e bërë këtë bashkim në laboratore, procesi bëhet edhe më i shpejtë.

“Kjo enzimë e re e shpejton procesin gjashtë herë. Kjo e bën vërtetë interesante për ta vënë në veprim në impiantet e riciklimit për të shpejtuar reagimin”, thotë zoti McGeehan.

“Mbetjet plastike mund të qëndrojnë për qindra vjet në mjedis. Por, nëse i çojmë në një fabrikë riciklimi, duhet që dekompozimi i tyre të mund të bëhet brenda disa orësh në mënyrë që procesi t’ja vlejë”.

Zoti McGeehan thotë se ekipi i tij po punon tashmë me industrinë e riciklimit për ta vënë në zbatim këtë zbulim. Ai sheh përfitime të mëdha nga përdorimi i enzimës në luftën kundër mbetjeve plastike.

Studimi është publikuar në revistën Proceedings të Akademisë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara./VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0