Atleti heq dorë nga medalja për rivalin e tij

Atleti heq dorë nga medalja për rivalin e tij

Atleti

Një atlet spanjoll po duartrokitet në mediat sociale pasi ai sakrifikoi një fitore të nivelit të lartë në Triathlon Santander 2020 për t’ia dhënë një konkurrenti, që mori një kthesë të gabuar gjatë garës.

Atleti britanik James Teagle ishte në rrugën e duhur për të fituar vendin e tretë në konkurs në Spanjë fundjavën e kaluar, por bëri një gabim disa metra nga fundi i garës. Diego Méntrida e parakaloi atë, por vuri re gabimin dhe u ndal për të lejuar Teagle të kalonte i pari. “Ai e meritonte atë,” tha Méntrida më vonë.

Gara u zhvillua në 13 Shtator, por pamjet nga gara janë përhapur në mediat sociale këto ditë, pasi shumë njerëz po e përgëzojnë 21-vjeçarin Méntrida për gjestin e tij.

https://www.instagram.com/tv/CFSHt0DCjvn/?utm_source=ig_embed

Méntrida u vlerësua me vend të tretë nderi nga organizatorët dhe mori të njëjtat para, (300 Euro) si Teagle, sipas gazetës Spanjolle El Mundo.

“Kjo është diçka që prindërit e mi dhe klubi im më kanë mësuar që kur isha fëmijë. Sipas mendimit tim duhet të jetë një gjë normale për të bërë,” shkroi Méntrida në Instagram, ku falënderoi ndjekësit për urimet e shumta.

Kthesa e gabuar e Teagle ndodhi më pak se 100 metra nga fundi i garës kur ai gabimisht vrapoi drejt kthesës së gabuar. “Ai nuk i vuri re shenjat ose ato ishin vendosur keq,” tha Méntrida për Eurosport, pas garës.

Méntrida kishte qenë prapa Teagle dhe e kaloi atë për të vazhduar në pjesën e fundit – por më pas ngadalësoi ritmin e tij për të lejuar që konkurrenti i tij të fitonte.

Teagle shtrëngoi duart me Méntrida në shenjë mirënjohjeje dhe shkoi drejt vijës së përfundimit.

“Kur pashë që ai e kishte humbur rrugën, unë thjesht ndalova. James e meritoi këtë medalje,” tha Méntrida për Eurosport, duke shtuar se ai do të bënte të njëjtën gjë për herë të dytë.

Fituesi i garës Javier Gomez Noya e përshkroi gjestin e tij si “më të mirin në histori”. Futbollisti Adrián San Miguel tha në Twitter se atleti demonstroi “vlerat e vërteta të sportit me një gjest të vetëm”.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0