A keni dëgjuar për Qytetin Shkencor të Marsit?

A keni dëgjuar për Qytetin Shkencor të Marsit?

https://edition.cnn.com/style/article/mars-science-city-design-spc-scn/index.html

Qyteti Shkencor i Marsit apo “Mars Science City” është një projekt i planifikuar për zhvillimin e teknologjisë rreth qëllimit afatgjatë për kolonizimin e planetit Mars. Kjo hapësirë do të ndërtohet në një shkretëtirë jashtë Dubait.

Mars

Arkitektët e Bjarke Ingels Group (BIG) kanë hartuar një prototip të një qyteti për njerëzit që të jetojnë në Mars dhe më pas kanë përshtatur projektin për shkretëtirën e Emirateve.

Mars

Projekti përbëhet nga biodome, secila e mbuluar me një membranë transparente polietileni.

Mars

Në Mars, ndërtesat do të bëheshin nën kube 3D, duke përdorur tokën marsiane. Ndërsa në Tokë, në vend të saj mund të përdoret rëra e shkretëtirës.

Mars

Dizajni përmban drita të ndriçuara të mbushura me ujë, të cilat në Mars do të mbrojnë banorët nga rrezatimi, ndërsa do të lejojnë dritën të hyjë në dhoma.

Mars

Dizajni i BIG për Qytetin Shkencor në Tokë, do të përbëhet nga zona për hulumtime se si mund të jetohet në Mars, duke përfshirë edhe rritjen e ushqimit brenda hapësirave të mbyllura.

Mars

Përveç kësaj, qyteti përfshin edhe një hapësirë për ekspozitë.

Mars

Pas kësaj iniciative është Qendra Hapësinore Mohamed Bin Rashid (MBRSC) në Dubai. Ata thonë se “Mars Science City” si projekt, është ende në fazën fillestare dhe se nuk është vendosur përfundimisht një dizajn apo arkitekt për ndërtimin përfundimtar të qytetit.

Mars

MBRSC, këtë verë do të nisë edhe një sondë për në Mars (foto), e cila do të arrijë në Planetin e Kuq në Shkurt të vitit 2021.

Mars

Nisja është planifikuar të bëhet brenda periudhës dy vjeçare, atëherë kur Toka dhe Marsi janë më afër së bashku.

Mars

Në vitin 2019, Majori Hazzaa AlMansoori u bë astronauti i parë nga Emiratet e Bashkuara që udhëtoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. /CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0