Projekti “Gratë për Gratë” hap thirrjet për aplikime

Projekti “Gratë për Gratë” hap thirrjet për aplikime

“Gratë për Gratë”

‘M&M Ivanaj Foundation Institut’ ka hapur thirrjen për aplikime për gratë, biznesi i të cilave është prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Qëllimi i kësaj nisme është të sigurojë mbështetje financiare për një grup të përzgjedhur grash për të rifilluar / rikuperuar / rritur biznesin e tyre. Diapazoni i ndihmës financiare është midis $1000 – $1500 (ose ekuivalenti i tij në Lekë) për çdo aplikant të suksesshëm.

Aplikantët e interesuar duhet të shkarkojnë Paketën e Aplikimit (Formularin e Aplikimit dhe Tabelën e të Ardhurave Neto), plotësojnë të gjithë informacionin e kërkuar dhe t’i dërgojnë ato në adresën e mëposhtme të postës elektronike: ida.k@ivanaj-foundations.org. Për më tepër, aplikantëve u kërkohet të dërgojnë 2-3 fotografi të dëmeve që tërmeti u shkaktoi bizneseve të tyre.

 “Gratë për Gratë”

Për të shkarkuar Paketën e Aplikimit, klikoni Ivanaj Foundation.

Pyetjet mund të dërgohen tek ida.k@ivanaj-foundations.org jo më vonë se data 15 Shtator 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Shtator 2020, ora 23:59 CET.

Ky projekt mbështetet nga kontributet financiare të mbledhura nga Gratë Shqiptaro-Amerikane në Washington DC, përmes Valbin’s Center for International Programs (CIP) dhe zbatohet nga ‘The Ivanaj Foundations of New York and Tirana’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0