Një avion supersonik “Air Force One” për presidencën amerikane

Një avion supersonik “Air Force One” për presidencën amerikane

avion supersonik

Air Force One, është një nga aeroplanët më të shpejtë të pasagjerëve në botë. Ai është një aeroplan i modifikuar i serisë Boeing 747-200B dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 0,84 mach, e barabartë me rreth 1040 kilometra në orë. Por Pentagoni dëshiron që avioni të fluturojë shumë më shpejt.

Forcat Ajrore të SHBA-së i kanë dhënë një kontratë kompanisë Exosonic në mënyrë që ajo të fillojë të projektojë një avion presidencial që mund të udhëtojë me shpejtësi supersonike – mbi 1 mach, ose mbi 1235 kilometra në orë.

Çmimi i hulumtimit, me vlerë 1 milion dollarë, do të financojë punën për të modifikuar aeroplanët ekzistues të Exosonic në një avion të nivelit presidencial.

Exosonic do të ‘zhvillojë një avion ekzekutiv supersonik që do të lejojë vendimmarrësit dhe ekipet kryesore zyrtare të udhëtojnë nëpër botë në gjysmën e kohës që duhet tani!” – njoftoi Qendra e Menaxhimit të Forcave Ajrore, në një postim në Twitter, javën e kaluar.

Washington Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0