Rikthehen në shkollë nxënësit që humbën mësimin online

Rikthehen në shkollë nxënësit që humbën mësimin online

mësimin online

Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë pasur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar një album me foto nga nisja e mësimit plotësues sot për nxënësit që nuk kanë pasur akses siç duhet gjatë mësimit online gjatë periudhës mars-maj, 2020.

Znj. Shahini thotë se shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit.

mësimin online

Për këtë proces dy-javor përsëritjeje që do të zhvillohet dëri më 11 shtator dhe do t’i paraprijë fillimit të vitit të ri shkollor, do të angazhohen rreth 2,600 mësues për 600 klasa të kësaj kategorie nxënësish.

Ndërsa më 14 Shtator, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të nisë procesi mësimor për të gjithë nxënësit, duke respektuar masat kundër Covid-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0