Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA-ve për rrjete të sigurta 5G

Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA-ve për rrjete të sigurta 5G

rrjete të sigurta 5G

Shqipëria është renditur krah Shteteve të Bashkuara duke u bërë pjesë e nismës Rrjet i Rastër (The Clean Network), nisëm e cila synon mbrojtjen e rrjeteve 5G nga nga operatorë që shfaqin rrezikshmëri për privatësinë e të dhënave.

Në një njoftim të publikuar së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë mes vendeve që i janë bashkuar SHBA-ve në nismën “Rrjeti i Pastër”.

rrjete të sigurta 5G

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi pak kohë më parë se aplikacionet celulare që janë nën zotërimin e kompanive kineze përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, politikës së jashtme dhe ekonomisë së vendit.

Menjëherë më pas, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje vendeve të gjithë botës që t’u bashkohen nismës së tyre “Rrjeti i Pastër”.  “Ne u bëjmë thirrje çdo shteti që të bëhet ‘Vend i Pastër’, në mënyrë që informacioni privat i nënshtetasve të tyre të mos përfundojë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”, tha ai.

Kësaj nisme i janë bashkuar rreth 20 shtete deri tani, që nga Australia, Vietnami, Izraeli e Japonia, e deri te Greqia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja. Mes tyre është edhe Shqipëria.

Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është shprehur krenare për faktin që Shqipëria i ka qëndruar përkrah SHBA-ve, një nga partnerët më të mëdhenj strategjikë, në këtë nismë për të mbrojtur qytetarët dhe shërbimet e sigurta.

Po ashtu, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e ka përshëndetur përkrahjen e menjëhershme të Shqipërisë me një mesazh në Twitter, ku thotë se është krenare të shohë se si Shqipëria e vende të tjera i janë bashkuar projektit të nisur nga SHBA-të për të mbrojtur të dhënat personale të individëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0