“Mëso Falas”/ Graphic Design si një mjet i rëndësishëm komunikimi - Business Magazine Albania

“Mëso Falas”/ Graphic Design si një mjet i rëndësishëm komunikimi

Mëso Falas” është një start-up i vetëfinancuar në fushën e edukimit, që ka nisur prej katër muajsh punën me video falas nëpërmes tre kategorive kryesore: Tutoriale, Tips & Tricks dhe Soft Skills. Platforma që ky start-up operon momentalisht është Youtube, duke informuar audiencën në rrjete sociale si Facebook, LinkedIn dhe Instagram. Qëllimi i “Mëso Falas” është që të ofrojë një platformë edukimi falas për të gjithë. Pavarësisht se platforma të ngjashme ekzistojnë në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe është e vështirë të gjesh video lehtësisht të aksesueshme, profesionale dhe falas për të gjithë. “Mëso Falas” synon të arrijë audiencë të gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe për këdo person shqipfolës në botë. Iniciativa që forcojnë lokalitetet janë patjetër në dobi të së mirës së përgjithshme në nivel global.

“Graphic Design” si një mjet i rëndësishëm komunikimi

Graphic Design është një mjet i rëndësishëm që nxit komunikimin me njerëzit e tjerë apo kompanitë. Shërben për të shprehur ide në një mënyrë estetike përveçse efektive. Në kohët e sotme është një mjet i nevojshëm, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm pasi jetojmë në një botë, kultura e së cilës po transferohet virtualisht, p.sh njerëzit e kanë më të lehtë të kuptojnë një koncept përmes një infografike, sesa të lexojnë një paragraf tekst për të.

Platforma e edukimit online “Mëso Falas” ofron në kuadër të seksionit të “Tutoriale” mini kurse falas për personat që e shohin të rëndësishme dhe dëshirojnë të aftësohen në këtë disiplinë, që po kërkohet sot më shumë se çdo kohë tjetër. Këto mini-kurse ofrohen nga një prej themeluesve të “Mëso Falas”, Olsi Xhaferaj, i cili ka më shumë se 5 vite eksperiencë në fushën e Graphic Design dhe më gjerë.

Në video tutorialin e sotëm, të quajtur “Efekti Double Exposure në Photoshop” prezantohet efekti i ekspozimit të dyfishtë, një efekt surrealist i cili bazohet në teknikën autentike të ekspozimit të shumëfishtë të përdorur nga Fotografët, ku dy fotografi janë ekspozuar mbi të njëjtin film për të përzier dy imazhe së bashku. Kjo teknike e Photoshop ka gjetur përdorim në postera filmash, reklama televizive apo foto kolazhe artistike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0