FBI konfirmoi se është duke hetuar hakimin e Twitter që çoi në kompromentimin e llogarive të Joe Biden, Elon Musk, Barack Obama, Kanye West dhe një numri përdoruesish të profilit të lartë.
“FBI po heton një incident ku u përfshinë disa llogari Twitter të profilit të lartë në 15 Korrik 2020,” shkruan divizioni i FBI-së për San Franciskon.
Lexoni: Twitter pëson sulm kibernetik
Përfshirja e FBI-së vjen pas disa hetimeve të nisura rreth incidentit. Disa senatorë janë shprehur të shqetësuar dhe kanë kërkuar shpjegime nga CEO i Twitter, Jack Dorsey.
Vetë rrjeti social i mikroblogimit ka dhënë pak informacione rreth hakimit dhe fajësoi disa punonjës, që kanë rënë prej e inxhinierisë sociale.
Kompania nuk ka komentuar raportimet se një punonjës ishte paguar për të ndihmuar në sulmin ndaj Twitter. Madje ky i fundit pretendon se llogaritë dhe fjalëkalimet e përdoruesve janë plotësisht të mbrojtura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.