As mushkonja ”tigër” (Aedes albopictus) dhe as mushkonja e zakonshme (Culex pipiens) nuk janë në gjendje të transmetojnë COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi të kryer nga një ekip entomologësh dhe virologësh të Istituto Superiore di Sanità.
Në të vërtetë, Sars-Cov-2 nuk është i aftë të riprodhohet brenda tyre, prandaj edhe nëse këto insekte pickojnë një person të infektuar, ato nuk mund të infektohen dhe më pas ta shpërndajnë këtë infeksion. Studimi, i realizuar përmes eksperimenteve, ka hedhur poshtë një shqetësim të gjerë që me fillimin e motit të nxehtë mushkonjat mund të jenë mbartëse të Sars-CoV-2.
Sot nuk ka asnjë provë shkencore që transmetimi mund të kryhet përmes tyre ose të transmetojnë lloje të tjera të virusit. Rezultatet përfundimtare, të cilat do të publikohen së shpejti, do të japin një dëshmi eksperimentale, të hipotezuar deri më tani, e cila do të lejojë që shkencërisht të përjashtohet përfshirja e mushkonjave në transmetimin e Covid-19, “duke iu përgjigjur qartë dhe përfundimisht shqetësimeve legjitime” në lidhje me rolin e këtyre insekteve në transmetimin e sëmundjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.