Realiteti virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve - Business Magazine Albania

Realiteti virtual dhe operacionet në trurin e fëmijëve

Spitali i Stanfordit për Fëmijët është duke përdorur pajisjet e Realitetit Virtual për të ekzaminuar trurin e fëmijëve para ndërhyrjeve të mëdha neurokirurgjike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Kontrollimi i trurit përmes pajisjeve të realitetit virtual tingëllon si një ide fantastiko-shkencore, por kjo është bërë realitet në Spitalin e Stanfordit për Fëmijët, falë një teknologjie të re të quajtur Teatri Kirurgjik. Neurokirurgët e përdorin atë për të praktikuar para operacioneve të mëdha, dhe para pacientëve për të kuptuar më mirë trajtimin e tyre.

“Rreth 18 muaj më parë, Aleksi filloi të përjetonte kriza të papritura epileptike. Ne erdhëm këtu për trajtim, ai u operua nga Dr. Grant dhe ne jemi të lumtur që tani ai është shumë mirë”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Dr. Grant dhe kolegët e tij përdorin teknologjinë e re, Teatri Kirurgjik, për trajnim para dhe gjatë operacioneve të mëdha. “Me të vërtetë u desh një teknologji si Teatri Kirurgjik për të bërë të mundur skanimin tredimensional të zonave operuese të pacientëve dhe studimin e tyre më të hollësishëm”, tha Dr. Gerald Grant, neurokirurg pediatrik në Spitalin e Stanfordit për Fëmjët.

Një teknik i teknologjisë Teatri Kirurgjik, punon në spital për të shndërruar skanimet e ndryshme mjekësore në një përvojë të realitetit virtual. “Unë mund të futem në këto skanime dhe mund të ngjyros këto pjesë të plagës. Ky proces e bën shumë më të qartë imazhin”, thotë Tatiana Jansen, drejtuese e programit të realitetit virtual. “Kjo na ndihmoi ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte, ku do të vendoseshin elektrodat dhe se si dukej truri në realitet”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Teknologjia e realitetit virtual, po i bën operacionet reale më të lehta për fëmijët, familjet e tyre dhe mjekët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0